E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimi i matematikes priten rezultate te larta

Pavarësisht rrugës që kanë ndjekur maturantët për te zgjidhur ushtrimet në provimin e matematikës nëse përfundimi është i saktë atëherë ato do të marrin pikët e përcaktuara.

Rezultatet e maturantëve këtë vit pritet të jenë më të larta se ato të vitit të shkuar pasi për herë të parë në testin e matematikës janë përfshirë pyetje të një niveli mesatar si pasojë e ndryshimit të kurrikulës e cila tashmë ka ndarë matematikën bërthamë nga ajo e avancuar.

Aktualisht vlerësuesit kanë korrigjuar rreth 12 mijë teste dhe pas 12 ditësh pritet shpallja e përgjigjeve për maturantët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›