E Shtunë, 31 Tetor 2026

G20 mbeshtet planet integruese te Evropes

Udhëheqësit e G20, të mbledhur në në samitin dy ditorë në Los Cabos të Meksikës, mbështetën planet ambicioze të zyrtarëve europianë për të thelluar integrimin ekonomik dhe politik të Europës. Pavarësisht se ky integrim konsiderohet si i ngadaltë dhe presioni në tregjet financiare kërkon veprim të shpejtë, udhëheqësit e G20 dhanë mbështetje për vendimet e zyrtarëve të Europës pasi janë rruga drejt kontrollit të krizës dhe të problemeve strukturore që prodhojnë krizën. Presidenti amerikan, Barack Obama, konfirmoi se zyrtarët europainë janë të vetëdijshëm dhe seriozë në nevojën për kontrollin e krizës.

Ai tha se ka një ndjenjë të emergjencës në mesin e udhëheqësve në Europë për detyrën e tyre për të thyer rrethin vizion që përshkallëzon krizën e borxheve.
"Asnjë nga këto planet nuk është një zgjidhje magjike që sjell qetësi në 2 javë apo në dy muaj. Por çdo hap i europianëve tregon qartë se europa po shkon drejt integrimit më të madh jo nuk shkon drejt shpërbërjes,"
Deklarata e presidentit amerikan është sinjali më i qartë dhe thirrje e hapur për qetësi të investitorëve që pas zgjedhjeve të Greqisë dhe rritjes së kostos së borxhit të Spanjës dhe Italisë u fokusuan tek shanset për shpërbërje të eurozonës.
Sekretari amerikan i thesarit, Timothy Geithner, tha se forcimi i kornizës së krijimit të një unioni bankar dhe fiskal pan europian është rruga që garanton se Eurozona do të ketë një normë më të lartë të rritjes ekonomike dhe do të ulë koston e lartë të borxhit për vendet me probleme financimi.

Edhe Christine Lagarde përshëndeti progresin duke thënë se në samitin e G20-ës është mbjellë fara e planit pan-europian të rritjes së ekonomisë.
“Nuk ka rëndësi se sa kohë do të marrë. E rëndësishme është që kjo punë të bëhet saktë”, duhet të zbatohen në paralel si masat imediate edhe ato me efekte afatgjata.

Udhëheqësit botërorë por edhe tregjet, investitorët dhe publiku në rang global do të informohet më shumë për veprimet e europainëve në funksion të zgjidhjes së krizës pas samitit të Brukselit që do të zhvillohet në 28-29 qershor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›