Rama: Në këmbë dhe në revoltë

Sipas tij, vjedhja po kryhet nën mbrojtjen e policisë. “KQZ-ja, në bazë të Kodit Zgjedhor që kemi shkruar e miratuar së bashku, duhet vetëm të nxirrte rezultatin përmbledhës, bazuar mbi 485 procesverbalet e 485 kutive të votimit në Tiranë, të cilat ne i disponojmë dhe i paraqitëm dje para publikut një nga një, në formën e tyre origjinale, me të gjitha firmat e komisionerëve të të dy palëve”, theksoi ai mbrëmjen e shkuar.
Këtë vendim të KQZ-së, Rama e vlerëson si dhunim të demokracisë dhe kuadrit ligjor në vend, duke nënvizuar se vendimi asgjëson edhe atë pak bashkëjetesë të brishtë demokratike që ekzistonte deri dje mes qeverisë e opozitës.“Revolta që zien në shpirtin e çdo shqiptari të lënduar nga kjo vjedhje e paskrupullt e votës ditën për diell, me gangsterë që dhunojnë ligjin e policë që mbrojnë dhunuesit, duhet të dalë në rrugë. Të gjitha ata, që të revoltuar e ndjejnë votën e vjedhur në mes të Tiranës si votën e tyre, si lirinë e të drejtën e tyre, si pronën e tyre të paprekshme, kudoqofshin, duhet të dalin në rrugë bashkë me revoltën”, theksoi Rama.
Ai shtoi më tej se më 8 maj qytetet e Shqipërisë i thanë masivisht, “Kurrë më!” të keqes, edhe “fshatrat i ndoqën pas më të shumtë në numër se më parë, pavarësisht se në fshat presioni i pushtetit e fuqia deformuese e parasë e pengon shumë demokracinë të punojë përmes votës së lirë”. Më tej, shefi i opozitës u bëri thirrje qytetarëve që të mos e lënë Shqipërinë të bjerë në humnerë. “Sot qeveria e këtij vendi ka zgjedhur të bëjë më të keqen duke shkelur dhunshëm vullnetin e popullit sovran. Detyra jonë është të përballemi me këtë të keqe, paqësisht por më të vendosur se kurrë, në emër të sovranit, si fitimtarë që kërkojnë hakun e tij”, përfundoi ai. /S.Lleshi/Start/
2011-05-19 08:10