E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java came festohet ne Nju Jork

Festimet e Javës Kulturore Çame janë zhvendosur edhe në Nju Jork. Presidenti i PDIU-së z.Tahir Muhedini me ftesë të organizatës “Rrënjet Shqiptare’ ka marrë pjesë më paradën shqiptare në Manhatan, e cila këtë vit ju kushtua Çamërisë. Muhedini u shpreh se shqiptarët marrin një mesazh të madh nga bashkëatdhetarët e tyre për këtë çështje, të pa zgjidhur akoma, ku genocidi i pashembullt greke ndaj shqiptarëve të Çamërisë në vitin 1944 mbetet problem primar i çështjes kombëtare.
Zotit Tahir Muhedini në fund iu dorëzua edhe një certifikatë për kontribut të veçantë për çështjen kombëtare dhe në veçanti atë çame

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›