Provopoulos: Kriza, e përballueshme me masat e qeverisë
ATHINë- Drejtori i Bankës Qendrore greke, Jorgos Provopoulos, deklaroi se Greqia mund ta tejkalojë krizën e madhe buxhetore me forcat e veta.
“Skenari, sipas të cilit Greqia ka të domosdoshme ndërhyrjen e huaj, nuk do të ndodhë”, pohoi Prvopoulos për edicionin gjerman të ‘Financial Times’.
Sipas tij, masat e guximshme të qeverisë greke për zvogëlimin e borxheve do të japin rezultate. Në këtë kontekst, bankieri i parë grek përmendi edhe emëtimin e suksesshëm të letrave me vlerë, me të cilat qeveria i mblodhi mjetet e domosdoshme për tejkalimin e krizës.
(m.a/rel/BalkanWeb)