E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Ruzhdie, komisioneri i PD-së qëllon një banor

FIER- Një banor i fshatit Ruzhdie është rrahur nga komisioneri i Partisë Demokratike të zonës për zgjedhjet e 28 qershorit vetëm sepse deklaroi pak ditë më parë se në këtë qendër zgjedhore ka patur parregullsi dhe njerëz që kanë votuar me dy karta. Sot, i dhunuari i është drejtuar edhe komisariatit të policisë për të bërë denoncimin e tij ndaj komisionerit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e qershorit Pëllumb Myrto.

“Ish komisioneri i PD më ndaloi teksa dilja nga dyqani dhe më thotë pse je prononcuar në televizion dhe ke thënë të hapen kutitë dhe që ka persona që kanë votuar edhe 2 herë. Pastaj më ka goditur bashkë me vëllain e tij.” tregon Isuf Kamberaj.

Komisioneri Pëllumb Myrto është nën hetim nga Prokuroria e Fierit sepse dyshohet se ka bashkëpunuar me tre komisionerë të tjerë të djathtë në fallsifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në komunën Ruzhdie.
Fshati i Ruzhdies janë vënë nën hetim dhe gjykata e shkallës së parë në Fier ka dhënë masën e ndalimit detyrim paraqitje, për komisionerët, përfshirë edhe Pëllumb Myrtaj.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›