E Diel, 1 Nëntor 2026

Prrenjas, fqinjët ‘përplasen’ për pronën, plagosen babë e bir dhe 2 kunetër

PRRENJAS- Një konflikt për pronën në qytetin e Prrenjasit ka përfunduar me dhunë fizike, si edhe me pasojë plagosjen rëndë të 4 personave.

Burime nga policia lokale e Prrenjasit bëjnë të ditur se konflikti i cili ka nisur mbrëmjen e së martës, ka pasur si motiv pronën mes dy fqinjëve, të cilët edhe më parë kishin debatuar me njëri-tjetrin, por konflikti i ndodhur këtë mbrëmje ka qenë më i rëndë duke lënë të plagosur babë e bir, si edhe 2 kunetër nga pala tjetër konfliktuese.

Nga hetimet paraprake, mësohet se Nazmi Sina 55-vjec së bashku me djalin e tij Klajdi Sina 25-vjec jane kanë goditur me sende te forta nga dy shtetas Hysen Mataj dhe Andrea Kokonozi 25 dhe 30 vjec, të cilët janë kunetër me njëri-tjetrin. Këta dy shtetas kanë goditur me sende të forta babë e bir, pasi këta të fundit gjithnjë kanë kundërshtuar dy kunetërit përsa i përket pronës që pretendojnë se i takon atyre.

Më pas babë e bir i janë kundërpërgjigjur goditjeve të tyre duke shkuar në banesë dhe prej andej kanë marrë një thikë dhe kanë nisur të godasin pa paramendim dy kunetërit, ku të dy kanë marrë plagë të lehta nga goditjet me thika.

Mësohet se djali ka shkuar në banesë dhe ka marrë thikën në momentin kur ka parë që babai i tij goditej pa pushim me sende të forta nga dy kunetërit. Si pasojë e konfliktit që ka zgjatur më shumë se 30 minuta ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin kirurgjik babë e bir, ndërsa dy kunetërit e palës tjetër konfliktuese janë dërguar nga policia në spitalin e qytetit të Librazhdit, ku po marrin një mjekim dhe më pas do të merren në pyetje në komisariatin e Librazhdit për të zbardhur të plotë rrethanat e konfliktit për pronën.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›