E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti për burgjet: 4750 të burgosur dhe vetëm 3 psikiatër

Në shërbim të 4750 të burgosurve që vuajnë dënimet në burgjet shqiptare janë vetëm janë 3 mjekë psikiatër. Rezultatet e raportit për kujdesin ndaj shëndetit mendor në sistemin e burgjeve flasin për një mbipopullim të institucioneve të vuajtjes së dënimit si dhe trajtim të papërshtatshëm mjekësor. Në konferencën prezantuese drejtorja ekzekutive e institutit europian të Tiranës Marta Onorato deklaroi se ky raport paraqet disa problemematika për të cilat qeveria do të mund të fokusohet për reformimin e kuadrit ligjor.
Raporti është në përputhje edhe me raportin e KE për të drejtat e njeriut, çka do të thotë se ky raport duhet ti shërbejë qeverisë shqiptare për përmirësimin e kuadrit ligjor për respektimin e të drejtave të njeriut” ka theksuar Onorato.
Nga ana e tij zv.ministri i drejtësisë Ermal Dobi deklaroi se në vazhdën e masave të marra brenda vitit 2012 do të përfundojë ndërtimi i spitalit psikiatrik për të burgosurit në Krujë i cili do të ndërtohet në ambjentet e burgut të sotëm..
Numri i të burgosurve me problem mendore përllogaritet në 330 nga 4750 të burgosur që vuajnë dënimet në burgjet shqiptare.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›