Takimi Thaci-Krasniqi Zgjedhjet parlamentare jo ne 2010-en
Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi deklaron se te gjitha subjektet politike ne vend kane rene dakord qe zgjedhjet parlamentare te mos mbahen kete vit por brenda nje afati optimal te parapare edhe me Kushtetute. Krasniqi u takua sot paradite me kryeministrin Hashim Thaci per te diskutuar mbi zhvillimet e fundit ne vend.
Ne nje njoftim te shkurter te Presidences thuhet se kreret e shtetit biseduan per funksionalizimin sa me te mire te institucioneve te Republikes se Kosoves per proceset e ardhshme politike dhe koordinimin institucional ne mes te Presidences Kuvendit dhe Qeverise se Republikes.
Krasniqi nuk ka dhene nje date te sakte se kur do te zhvillohen zgjedhjet sipas tij ajo do te percaktohet pas konsultimeve me partite.
Nje date e mundshme per zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare sipas medias kosovare eshte shkurti 2011.