Deputeti Tavo largohet nga PS

Deputeti Vangjel Tavo me ane te nje komunikate me shkrim lajmeroi largimin e tij nga grupi kuvendor i Partise Socialiste.
Zoti Tavo tha se shkak i largimit te tij nga socialistet eshte lidershipi aktual i PS-se qe sipas tij eshte nje lidership intrigant dhe qe cenon interesat e partise.
Distancohem nga lidershipi i Partise Socaliste i detyruar nga rrethanat brenda PS-se dhe lidershipit te saj. Bej publike pavaresine time nga PS.Verberia e lidershipit cenon interesat e PS-se. Ne lidershipun e PS ka njerez intrigante dhe partia ka humbu pjesen me te madhe te cilesive thuhet ne komunikaten e deputetit Tavo duke vazhduar me tej se do te vazhdoje te mbroje interesat e elektoratit te tij.
Largimi i zotit Tavo nga socialistet pason largimin e pak diteve me pare te deputeti Sterkaj nga Partia Demokratike.