E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembje ne Rreshen-Kalimash bllokohet kalimi

MIRDIT- Nje shembje masive ne pjesen e autostrades Rreshen-Kalimash ne afersi te fshatit Geziq ka bere qe te jete i pamundur kalimi normal i rruges ne dy korsi te kesaj autostrade katerkalimshe. Behet fjale per afro 200 m shembje gjatesi rruge por qe ka sjelle mbylljen e afro 1 km te dy korsive ne zonen e Geziqit ku njihet dhe zona me e veshtire e kalimit te kesaj rrugee nje shkale te larte veshtiresie. U bene afro nje vit qe kjo shembje kishte filluar ndaj dhe pati bllokuar nje korsi te rruges ndersa shirat e diteve te fundit kane sjelle shembje te reja per te bllokuar edhe korsine tjeter dhe krejt krahun e ardhjes se makinave nga Kosova e Kukesi ne drejtim te Rreshenit e me poshte per Milot.

Vendi ku ka ndodhur shembja paraqitet tejet i rrezikshem pasi perkon me nje kthese te madhe ne lartesi te madhe nga lumi dhe me pjerresi te thikte per ne lumin Fan i Vogel. Shpati i malit i cili ka pesuar konfigurim krejt tjeter pas nderhyrjes ne 10 brezare te plota nuk po gjen stabilitet edhe pse ka mbi nje vit e gjysme i perfunduar dhe si aks i kalueshem per mijera mjete qe vijne nga zona te Veriut dhe Kosova kryesisht.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›