Kapen 50 kg kanabis ne periferi te Tiranes arrestohen 5 persona
Pesë persona kanë rënë në pranga në momentin e shkëmbimit të rreth 50 kilogramëve drogë e tipit Kanabis në periferi të Tiranës.
Operacioni i antidrogës është ekzekutuar në afërsi të Sanatoriumit, ndërsa në operacion kanë ndihmuar edhe shërbimet e komisariatit nr. 1 të Policisë së Tiranës.
Në momentet e para të operacionit policia raportoi shoqërimin e 5 të dyshuarve, ndërsa po vazhdonte puna e oficerëve të policisë gjyqësore për dokumentimin e provave ndaj tyre.
Deri në orët e pasditet oficerët e antidrogës kanë vijuar me kontrolle në banesat e të dyshuarve për gjetjen e provave të reja për implikimin e tyre.
Burimet policore u treguan të rezervuar në dhënien e informacioneve të hollësishme për sa kohë operacioni ishte në vazhdim.