E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Nevojitet operacion radikal

/ /

Ketu duhet nje operacion radikal jo vetem per kete zone por per te gjithe Shqiperise sepse praktikisht keto permbytje qe perseriten kaq shpesh dhe qe do te vazhdojne te perseriten edhe me shpesh ne rast se nuk do merren masa dhe nuk kane te bejne me faktin se shtohet sasia e shiut po kane te bejne me faktin qe bie cdo vit e cdo sezon aftesia mbrojtese e vendit nga shiu nga shkarkimet e detyruara per shkak te erozionit e degradimit total te sistemit te bonifikimit u shpreh Rama. Kryetari socialist i shoqeruar nga deputete te PS-se Gjovalin Kadeli Ilir Beqja Tom Doshi etj. ndaloi ne digen e Torovices ku prej disa ditesh argjinatura ka qene ne rrezik shembjeje. Sipas Rames nje veprim logjik per dhenien fund te kesaj situate qe perseritet cdo vit do te ishte rishikimi i buxhetit 2011 ku te ndermerreshin investime masive per te ndaluar mocalizimin e vendit veprim per te cilin Partia Socialiste do te ishte e gatshme te votonte ne Parlament. Praktikisht une mendoj se gjendja me e arsyeshme do te ishte qe ne ta rikthenim buxhetin e vitit te ardhshem dhe gjithe investimet ne infrastrukture tia dedikonim mbrojtjes dhe risistemimit te gjithe infrastruktures se bonifikimit te vendit. Ne kete menyre te gjitha ato qe po ndodhin dhe qe harta po perhapet gjithandej me zonen me te nxehte ketu veriperendimin te frenohen realisht jo me arna te momentit por me nje sistem mbrojtes te standardeve nderkombetare qe eshte e mundur te behet por qe eshte lene pas dore vit pas viti. Por qe vit mbas viti jane shkaterruar pyje jane shkaterruar shtreterit e lumenjve jane shkaterruar sistemet e kullimit jane shkaterruar sistemet e kanalizimit jane shkaterruar tokat me ndertime kuturu dhe per fat te keq e kunderta nuk ka ndodhur pra qe te investohet per ti mbrojtur u shpreh Edi Rama. Duke iu pergjigjur akuzave te bera nga perfaqesues te larte te maxhorances per indiference dhe mungese veprimi ndaj kesaj situate Rama tha se e vetmja makineri qe punon 24 ore ne kete vend eshte makineria e baltes kunder opozites. Kreu socialist akuzoi qeverine se nuk eshte marre me problemet e verteta te vendit me problemet qe sipas tij mbajne vendin ne kembe. Ai shtoi se uji ne vend duhet te kthehet ne nje burim mireqenieje dhe jo katastrofe. Ti bejme veprat ashtu sic duhet te jene. Duhet te kemi nje plan e duhet te bejme nje pune te fokusuar permes nje operacioni qe duhet te jete masiv e radikal perfundoi Rama. Topalli Rama katil ne shpirt tallet me Shkodren

Maxhoranca ka sulmuar ashper dje kreun e PS-se Edi Rama per qendrimin e mbajtur prej tij per permbytjet ne veri te vendit. Kryeparlamentarja Topalli e quajti liderin e opozites nje sadist dhe katil. Ne fakt ne historine e Shqiperise nuk ka ndodhur kurre qe nje kryetar i nje force politike te shkoje ne Pogradec te tallet te qeshe me ata banore te cilet vuajne ankthin dhe friken qe sjell uji dhe te flase per kutite. Kjo nuk eshte cinizem sadizem por kjo do te thote te jesh katil ne shpirt dhe te jesh kunder te gjithe atyre qe qajne qe kane lot ne sy edhe frike. Ai qesh kur te tjeret qajne dhe qan kur te tjeret qeshin tha Topalli. Ndersa sipas Olldashit pas 5 ditesh ka dale dielli ka 5 dite rresht shi dhe sot eshte koha per ta kujtuar qe asnje perfaqesues serioz i opozites shqiptare nuk eshte dukur ne Shkoder. Ka 5 dite qe askush nga drejtuesit e Partise Socialiste nuk ka hyre ne kete qytet. Nuk ka ardhur ketu te shikoje se cfare veshtiresish kane njerezit cfare nevojash dhe nuk e bejne kete sepse e konsiderojne Shkodren kosto politike.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›