Pse Kina ka ndërtuar këtë qytet fantazëm në Afrikë? (VIDEO)
Aty supozohej se duhej të jetonin së paku 500 mijë njerëz. Por ky qytet i ndërtuar tërësisht nga kinezët në Angola rrezikon të bëhet i pari qytet fantazëm në Afrikë.
I ndërtuar në dalje të kryeqytetit angolez Luanda, Nova Cidade de Kilamba ka 750 pallate me nga tetë kate, dhjetëra shkolla e thuajse 100 qendra tregtare.
Por mbi të gjitha nuk ka asnjë banor, pasi askush nuk e përballon dot çmimin prej mbi 90 mijë eurosh për të banuar aty.
Po ashtu ekziston frika se qyteti që ka kushtuar rreth 2.7 miliard euro nuk do popullohet edhe për shumë vite.
Kina ka derdhur shumë para në Afrikë vitet e fundit. Kinezët mendojnë se Afrika do jetë kontinenti satelit për ta për të zgjidhur problemet e mbipopullimit dhe burimeve natyrore. Për këtë arsye ata kanë ndërtuar shumë qytete të ngjashme me këtë, por ky është më i madhi.
Me qindra mijëra kinezë kanë zbarkuar së fundmi në Afrikë, ndërkohë që mendohet se edhe qindra mijëra do pasojnë shumë shpejt.