"Si vidhja familjen per droge"
Kur jetonte ne Korce jeta e tij ishte shume normale, nuk perballej me sherre ne familje, mungese te parave por kishte nje shoqeri te mire dhe pune me te cilen arrinte te kenaqte veten duke i plotesuar deshirat dhe ato cka kishte te nevojshme cdo dite. Pas ardhjes ne Tirane jeta e Fredit ndryshoi teresisht, ajo nuk nisi sic duhej. Heroina do ta transformonte e do ta kthente ne nje njeri pa te ardhme, pa pune pa shoqeri. Mbas shume viteve do te kuptonte se ishte futur ne nje rruge te gabuar, ku cdo gje ishte gri, dhe per kete arsye iu desh qe te kerkonte ndihme per t'u trajtuar me metadon dhe per t'iu rikthyer edhe nje here jetes normale.
Kur ka qene kontakti i pare me heroinen, si e filluat ate, kush ua ka ofruar per here te pare?
Para 6 vjetesh kam ardhur te jetoj ne Tirane. Fillimisht nuk kisha shoqeri dhe ishte shume e veshtire te rrija vetem. Ne lagje u njoha me disa djem te cilet fillimisht nuk me afruan dhe me shikonim me mosperfillje. Me pas duke biseduar, kuptova qe dicka tek ata nuk shkonte ashtu sic duhej, ata drogoheshin. Mora nje vendin qe te mos rrija me me ta, por ne te vertete ishte shume e veshtire t'i largoja, pasi jetonin ne pallatet ngjitur. Kane qene ata qe ma kane ofruar per here te pare heroinen, me pas edhe une u bashkova me ta dhe per vite me radhe u bera vartes i saj. Ishin plot 5 vjet, ne te cilat shkaterrova jeten time duke perdorur droga nga me te ndryshmet.
Si ishte jeta juaj perpara se te vinit ne Tirane, ku jetonit dhe me cfare merreshit?
Une kam jetuar ne qytetin e Korces. Aty kam lindur dhe jam rritur. Kam pasur nje jete shume normale, fillimisht u shkollova aty deri ne moshen 18-vjecare me pas vendosa te nisja fakultetin. Per keta arsye edhe familja ime vendosi qe te zhvendosej ne Tirane. Pavaresisht se muajt e pare shkova ne universitet, me pas jeta ime ndryshoi rrenjesisht, nuk isha i zoti te beja asnje gje, pervecse te mendoja se si te siguroja para per te blere drogen. Kurse kur isha ne Korce, gjate muajve te veres punoja ne nje firme private dhe aty merrja para, sa per te plotesuar te gjitha deshirat e mia ne periudhen e plazhit.
Si arrije t'i siguroje parate ne kohen kur merrje droge?
Ne ate kohe mendja me punonte vetem per para, me te cilat do te blija heroine. Fillimisht familja me jepte leke, pasi mendonte se me duheshin libra per ne fakultet, me pas shita disa nga bizhute e mia qe kisha, kerkoja borxhe tek shoket dhe shoqet apo edhe te aferm. Ka pasur raste edhe kur kam menduar te vjedh per te siguruar parate per te blere drogen, dhe shpesh here kam vjedhur para ne familje, per ta blere ate. Ky ka qene edhe momenti kur familjaret me kuptuan.
Sot jeni duke u trajtuar me metadon, kush ka qene personi qe te beri te largoje ate ves?
Familja. Per ta ishte nje gje shokuese dhe shume e rende qe une, te isha perdoruesi i nje droge dhe ata me kane ndihmuar, si moralisht ashtu edhe me ane te miqve qe une te futesha ne nje qender ku te trajtohesha me metadon, per te lene drogen. Po keshtu edhe nje ish-mikesha ime, me ka shtyre qe une t'i kthehesha jetes normale, qe vuajtjet per mua te merrnin fund. Dhe tashme qe une po trajtohem me metadon, po shoh se sa e erret ka qene jeta ime gjate atyre 5 viteve.
120 Perdorues Te heroines jane sot ne qendren e terapise me metadon. Sipas te dhenave te "Aksion Plus" keta persona kane me shume se 6 vjet qe kane qene vartes te kesaj droge, ndersa tashme kane vendosur ta lene ate.
60 Perdorues Te heroines jane duke u trajtuar ne Durres. Nje qender e njejte si ne Tirane, eshte hapur dhe ne Durres ku trajtohen 60 te tille. Por opinioni shoqeror detyron shume te rinj nga qyteti bregdetar t'i drejtohen Tiranes.
40 Mije Perdorues te droges mendohet se jane ne te gjithe vendin. Kjo eshte shifra e bere publike nga Ministria e Shendetesise. Kurse shoqatat pohojne se kjo shifer eshte 50 mije, dhe vetem 10mije perdorues droge, jane ne Tirane.