E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse Tirana ka mbetur në mes

Sa shumë kemi bërë, nuk njihet më Tirana e dikurshme e batërdisë urbane, mjedisore, sociale. Por sa shumë akoma mund të bënim për një Tiranë zhvillimesh edhe më cilësore

Nga Edi Rama* (Foto: NOA/LSA Kryetar i Bashkisë së Tiranës Kur një tjetër vit po ikën dhe një vit tjetër po vjen, ne jemi përsëri së bashku, të privilegjuar të mendojmë e të shërbejmë për Tiranën, qytetin tonë, kryeqytetin e Shqipërisë, modelin e ndryshimit, lokomotivën e ekonomisë e të shoqërisë shqiptare, qendrën e gravitetit kombëtar të shqiptarëve. Unë jam krenar për punën tuaj, për vështirësitë e mëdha që bashkia kapërcen falë jush e për rezultatet gjithnjë të mira që arrijmë falë bujarisë me të cilën ju, që të gjithë, investoni energji e përkushtim në këtë punë të bukur e plot stres. E mendoj gjithnjë se sa shumë gjëra mbeten për tu bërë pas atyre që bëhen dhe se sa më shumë dimë e mund të bëjmë ne, Bashkia e Tiranës, sikur të mos ndesheshim në çdo hap të rrugës sonë me arrogancën e injorancën e një politike aspak qytetare, aspak përparimtare, aspak dashamirëse me qytetin tonë. Ndjehem keq edhe për peshën e tepërt, krejt të pamerituar, që kjo politikë e egër, e trashë, e pandjeshme, ka vendosur edhe gjatë këtij viti mbi ju vetë, po edhe mbi familjet e fëmijët tuaj. Por më lejoni tju falënderoj, me mirënjohje e respekt të thellë, për faktin se presioni i pandershëm nuk ka zmbrapsur askënd prej jush, lufta e paskrupullt nuk ka lodhur asnjë prej jush, vështirësitë dhe pengesat e krijuara enkas nuk kanë zbehur tek askush nga ju ndjenjën e vetëdijes se të punosh për Tiranën është fat, të punosh në Bashkinë e Tiranës është nder, të punosh për transformimin e Tiranës është privilegj. Nuk më ndahet, madje më shoqëron përditë, mendimi se ju dhe unë mund të bëjmë çdo vit shumë e shumë gjëra më shumë për këtë qytet sikur thjesht të na lënë të punojmë, pa na detyruar të luftojmë për të hequr pengesat artificiale që na sajojnë përditë, thjesht të na lënë të mendojmë të lirë, pa na detyruar të mendojmë për tu çliruar përditë nga kufizimet e paligjshme që i bëhen lirisë sonë, thjesht të na lënë të zhvillojmë projektet tona shpejt, pa na tërhequr zvarrë në baltën e cmirës e të cinizmit duke shkelur Kushtetutën, ligjet e normat e bashkëjetesës demokratike dhe qytetare. U bënë nëntë vjet që jemi bashkë. Sa shumë kemi bërë, nuk njihet më Tirana e dikurshme e batërdisë urbane, mjedisore, sociale. Por sa shumë akoma mund të bënim për një Tiranë zhvillimesh edhe më cilësore. Ja fjala vjen, sheshi Skënderbej plot gropa që zgjerohen nga shiu, trafik e çrregullim urban gjurmësh të mbetura historie që degradojnë çdo vit. Ka kohë që ai sheshi i ka ardhur koha e rilindjes si një hapësirë nga më të bukurat në Europë. Janë jo vetëm të gjitha kushtet natyrale për ta bërë atë boshllëk të madh kaotik një volum hapësinor të denjë për kontinentin e bukur ku jetojmë, por është edhe projekti i shkëlqyer që doli nga një konkurs prestigjioz kombëtar. Madje është siguruar ka kohë edhe pjesa e financimit që mjafton për të bërë më shumë se gjysmën e punës, falë zemërgjerësisë së miqve të çmuar kuvajtianë, ndërkohë që me kontributin e bashkisë mbulohet pjesa tjetër. Po pse nuk bëhet? Pse u vonohet e u mohohet banorëve të kryeqytetit e vizitorëve të tjerë, nga Kosova e nga kudo nëpër Europë e botë, mundësia që ta kenë këtë shesh europian, sa historik aq edhe të së ardhmes, në mes të Tiranës? Pse duhet që prej disa vitesh tanimë, ne ta mbajmë në sirtar ëndrrën e projektuar të qendrës së re të Tiranës, me sheshin Skënderbej pa makina, plot hapësirë për të gjitha moshat e ujë që del në verë e tërhiqet në dimër, rrethuar me pisha e drita që natën i japin një magji të veçantë, kthyer në një katror që kulmon si një piramidë e shtrirë në mesin e tij dhe ciket çuditshëm nga një qilim gurësh të thurur mozaik përpara xhamisë së Ethem Beut(?) Sepse të gjitha arsyet e mirëqena për ta bërë realitet këtë ëndërr nuk mjaftojnë përpara arsyes së mosarsyes politike. U bënë vite që qeveria nuk denjon të bëjë minimumin, detyrën e saj ligjore për shpronësimin e domosdoshëm që hap arterien e unazës së vogël tek godina e INSIG-ut dhe mundëson devijimin e të gjitha makinave, të cilat sot kalojnë detyrimisht në sheshin Skënderbej, duke e bërë të pamundur edhe vetë fillimin e punimeve që në këto kushte është baraz me bllokimin e plotë të qarkullimit në Tiranë. Mbahet peng qendra e Tiranës jo për shumën qesharake që duhet të japë qeveria për shpronësimin - e cila është në fakt sa shuma e harxhuar për gjysmë ore miting kundër opozitës në 8 dhjetor por sepse kështu e ka tarbiatin kjo politikë dritëshkurtër, pa sy për të parë përtej llogores së urrejtjes ndaj kundërshtarit e të zellit për neutralizimin e tij, paçka se mbi gropat e sheshit Skënderbej kalojnë të gjithë pavarësisht bindjeve, paçka se qyteti është i të gjithëve pavarësisht dallimeve, paçka se, si për të gjithë botën sot e qëkur smbahet mend, sheshi i kryeqytetit duhet të vlejë si pasqyra më e qartë e ambicies shoqërore. Po njësoj, për të njëjtat arsye të mosarsyes, mbahet peng zhvillimi tërësor i parkut të Liqenit, transformimi nga themelet i pasqyrës ujore, kthimi i digës së amortizuar në një plazh urban europian, rijetëzimi i Kopshtit Zoologjik e Botanik, ripërtëritja kapilare e të gjithë asaj mushkërie të gjelbër të Tiranës që është sakatuar me zhvillimet barbare në ullishtat e Selitës, qëndisja e të gjitha rrugicave intime e stacioneve rekreative nëpër parkun, që këtë vit ka ndryshuar vërtet më shumë se në të tëra këto 19 vjet të marra së bashkë, por ju e kuptoni më mirë se kushdo se sa më shumë e sa më shpejt mund ta bënte rilindjen e vet ai park nëse politika në pushtet sdo e shihte si territorin e armikut. E njësoj mund të vazhdoja sot pambarim, me gjërat e mëdha që mbahen peng për tekat e vogla të politikës së pushtetit të ditës, që nga Unaza e Madhe e Tiranës ku qeveria do patjetër të fusë hundët e prandaj ka vite që i ve bashkisë stërkëmbëshin, tek parku i ri i stacionit të trenit, ku duhet të kishim edhe stacionin bashkëkohor të autobusëve për linjat ndërurbane aty ku sot e gjithë ditën ka vetëm ndryshk e zallahi, tek polet e reja të zhvillimit urban e mjedisor të Tiranës, që dergjet në hartat e shpallura heretike të planit të ri rregullues i cili mbahet gjithashtu peng i çrregullimeve mendore të politikës -, tek rikonceptimi nga themelet i sistemit të menaxhimit të shërbimeve të qytetit me ujë, riciklim mbeturinash, transport e me radhë. Të gjitha pjesët e ëndrrës sonë europiane për Tiranën ngërthehen në një formë a një tjetër, brenda lëmshit ligjor të jetës së këtij vendi, me fijet e nakatosura të kompetencave e interesave jo vetëm politike të qeverisë, që prej vitesh veç na pengon, cënon, godet, dëmton në punën tonë për realizimin e ëndrrës së përbashkët të të gjithë banorëve të kryeqytetit, të majtë a të djathtë. Por të njëjtat shkaqe pse ndjehem shpeshherë i trazuar teksa koha ikën e shumëçka Tirana meriton mbetet kot pa bërë, më bëjnë njëkohësisht edhe shumë krenar për gjithçka arrijmë të bëjmë pavarësisht barbarisë politike që na bie ndesh çdo ditë. Edhe ky vit që po mbyllet është një vit për tu shënuar për gjëra të reja që kemi bërë, për cilësinë që kemi rritur në shërbime, për konsideratën e rritur të qytetarëve për Bashkinë e Tiranës. Anketa jonë e përvitshme e fundvitit na tregon edhe këtë vit se një numër i madh qytetarësh, përkatësisht 61% e tyre, e vlerësojnë me mirë ose shumë mirë ecurinë e punëve tona. Është një shifër më e mirë se vjet. Është më e lartë se në të gjitha vitet e tjera, 56% ka shkuar përqindja e qytetarëve që e vlerësojnë pozitivisht punën për pastrimin e qytetit dhe e konsiderojnë Tiranën një qytet të pastër. Kjo na gëzon të gjithëve veçanërisht sepse pastrimi i kënaqshëm ishte prioritet i këtij mandati. Por mos e harroni, ambicia jonë e shpallur është për më shumë, për një Tiranë model të pastërtisë në vitin 2011. Dhe kjo kujtesë nuk vlen vetëm për ata që merren me pastrimin, po duke filluar nga çdo qytetar që duhet ta paguajë tarifën vjetore të pastrimit si për veten e tij, e pastaj tek çdo strukturë që lidhet me mirëmbledhj

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›