Pse bëri aq ftohtë?
Për fat të mirë e lamë pas. Dimri që sapo kaluam ishte shumë i ftohtë, me shira të rrëmbyeshëm dhe me shumë dëborë. Në Francë ka pasur erëra të forta, që arritën pothuajse 200 km/orë. Çfarë po ndodh? Ndoshta ngrohja globale u zhduk? Si funksionojnë atëherë mekanizmat e klimës? Mos vallë ky dimër kaq i ftohtë kishte lidhje me verën e nxehtë në vazhdim, që në të njëjtën periudhë shkaktoi zjarr në Australi?
Luhatje atlantike
Fillimisht duhet të bindemi se dimri që lamë pas ishte shumë i vështirë, por, për sa i përket të ftohtit, nuk ishte asgjë para dimrave të kaluar, për shembull atë të vitit 1929 dhe 1709. Për më tepër duhet të bëjmë dallimin mes meteorologjisë dhe klimatologjisë. "Meteorologjia merret me atë që ndodh ditë pas dite, apo përgjatë një stine ose viti. Klimatologjia studion fenomenet e menjëhershme për të paktën 20 ose 30 vjet", shpjegon një docent. Vera e vitit 2003 (në Evropë më e nxehta e 500 viteve të fundit) dhe dimri që sapo lamë pas, hyjnë në ndryshueshmërinë normale të meteorologjisë, ndërsa ngrohja globale është një fenomen i ngadaltë dhe i vazhdueshëm që prej 50 vjetësh. Gjithsesi, koha në Evropë lidhet veçanërisht me atë që ndodh në Atlantik dhe me një numër të quajtur "treguesi NAO". NAO do të thotë "North Atlantic Oscillation", (Luhatjet e Atlantikut të Veriut). "Është përcaktuar si ndryshueshmëria e diferencës mes presionit të lartë të pranishëm në ishujt Azore dhe presionit të ulët në Islandë", shpjegon docenti. Kur diferenca e presionit të lartë mes këtyre dy zonave është më e lartë se mesatarja, atëherë treguesi është ose pozitiv, ose negativ.
Në praktikë NAO funksionon si një ndërprerës. Kur treguesi është pozitiv, fluksi i ajrit të lagësht që lëviz nga perëndimi drejt lindjes thithet sërish nga presioni i ulët islandez dhe drejtohet drejt veriut, duke sjellë reshje në Evropën Veriore dhe një klimë më të lagësht se ajo jugore.
I ftohti siberian
Ndërsa kur treguesi është negativ, ndodh e kundërta: turbullimet shkojnë drejt jugut dhe veriu çlirohet nga ajri i ftohtë dhe i lagësht që vjen prej Siberisë. "Në dimrin që sapo lamë pas treguesi NAO ka qenë ose shumë pranë zeros, ose negativ", shpjegon docenti. "Kjo mund të përsëritet edhe gjatë viteve në vazhdim, sepse në këtë periudhë treguesi NAO do të jetë negativ", shpjegon Heinz Wanner, klimatolog nga Universiteti i Bernës (Zvicër). "Në të ardhmen do të duhet të shohim se deri në ç‘pikë ndikimi i NAO-s do të fshihet nga ngrohja globale".
Luhatja e Atlantikut të Veriut është i vetmi faktor që ndikon në klimën e Evropës. Gjithashtu është edhe presioni i lartë i stabilizuar në Siberi. Kur mbizotëron ndikimi i tij, në Evropë vijnë erëra të ftohta nga verilindja.
Sipas analizave të fundit, ajri i ftohtë që vjen nga veriu është pjesë e një qarkullimi më të gjerë, i cili përfshin të gjithë planetin dhe lind nga ajri që lëviz në të gjithë globin, duke e rishpërndarë nxehtësinë në ekuator, zona ku thithen më shumë rrezet diellore. Kështu krijohen "gjarpërinjtë" e ajrit, që lëvizin lart nga perëndimi drejt lindjes, të cilat quhen "rrymat currile". Klima dimërore e Evropës mund të jetë nxitur nga "rryma currile" e frontit polar, që sillet përreth Arktikut. Mund ta përcaktojmë si një "gjarpër" me dredha, që drejtohet në jug përreth zonave me presion të lartë dhe drejt veriut përreth zonave me presion të ulët. Për më tepër, ky gjarpër lëviz vazhdimisht. "Zonat e presionit të lartë, ose të ulët mund ta bllokojnë në një pozicion, duke stabilizuar për një periudhë klimën. Kjo mund të ndodhë për shembull me presionin e lartë të Siberisë dhe presionin e ulët të Islandës. E njëjta gjë mund të ketë ndodhur në dimrin që sapo lamë pas".
Niño amerikan
Në Evropë, "rryma currile" ndikon mbi klimën në mënyrë indirekte, përmes zonave të presionit të lartë dhe të ulët që përshkon. Në Shtetet e Bashkuara rëndësia e saj është më e madhe.
"Ndonjëherë në Kolorado ka erëra shumë të forta, rreth 200 km/orë, që janë pjesa më e ulët e ‘rrymës currile‘", shpjegon docenti. Mekanizmat e klimës së Amerikës Veriore ndryshojnë shumë nga ato evropiane. Edhe aty ndihet influenca e NAO-s, të paktën në zonën atlantike. Gjithashtu ndihet edhe influenca e fenomeneve "El Niño" dhe "La Niña", që shkaktohen nga ngrohja globale dhe ftohja e ujërave të Paqësorit Jugor.
Çrregullimi i stinëve
Mekanizma të tjerë të klimës janë "annular mode", unazat e ajrit, që lidhen me "rrymën currile", të cilat gjenden në kuota akoma më të mëdha (10-15 km) në atmosferë. "Disa shkencëtarë mendojnë se mund të ndikojnë në klimë".
Kështu mendon Aleksander Stine, klimatologu i Universitetit të Kalifornisë, që së bashku me kolegët e tij në Berkelej dhe Harvard, ka studiuar unazat e ajrit, duke i lidhur me ndryshimet e temperaturave të dimrit dhe verës gjatë 50 viteve të fundit, pikërisht që kur ka filluar ngrohja globale e nxitur nga njeriu. Sipas këtyre shkencëtarëve, stinët po "spostohen" në shumë hapësira (në kontinent dhe jashtë tropikëve). Për më tepër, në të njëjtat zona, dimri do të ngrohet më shumë se vera. Kështu po shkojmë drejt një ndryshimi të stinëve. Mbetet ende i pazgjidhur fakti që fenomenet ekstreme mund të shfaqen gjithnjë e më shpesh dhe se i nxehti përvëlues që përfshiu Australinë lidhet me të ftohtin, që në të njëjtën kohë kishte pushtuar Evropën.
Uragane dhe thatësirë
"Por nuk është kështu", përfundon docenti. "Atmosfera është një sistem kaotik, që në pak ditë fshin kujtimin e asaj që ka ndodhur. Për më tepër nuk është vërtetuar ende që ngrohja globale mund të sjellë në vazhdim fenomene meteorologjike, ekstreme nga uraganet te thatësira".