G-20, liderët që vulosin për ekonominë tonë
Britania e Madhe
Kryeministër: Gordon Braun
Mosha: 57 vjeç
Stili: Gjakftohtësi skoceze.
Thënia e fundit: "Nuk e ndërmora udhëtimin tim të fundit në disa vende të botës vetëm për t‘u dhënë ftesën e takimit homologëve të mi. Kur udhëtoj, shpalos qëndrime dhe debatoj".
Me kë i hahet muhabeti në tryezën e G20?
Ka qëndrim të ngjashëm me Barak Obamën, është në një mendje me Presidentin e Brazilit për tregtinë e lirë. Është shumë i acaruar me Presidentin francez, Sarkozi, dhe Kancelaren gjermane, Merkel, të cilët po u rezistojnë përpjekjeve për hedhjen e më shumë të hollave në ekonomitë e vendeve përkatëse.
Axhenda: Të shpëtojë botën, që të shpëtojë njëherazi edhe karrierën. Nëse gjërat do të funksionojnë disi, edhe ai mund të ketë pak shans për t‘u rizgjedhur.
Përmasa e stimulit: 0.7% e GDP-së.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
President: Barak Obama
Mosha: 47 vjeç
Stili: Xhaz. Së fundi duket paksa i inatosur.
I famshëm për: Të qenit Presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-së.
Ka thënë: "Nuk ka një Amerikë të zezë, të bardhë, latine, apo aziatike. Ka vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ose "Po, ne mundemi".
Miqtë dhe armiqtë në tryezën e G20:
Të gjithë duan të shfaqen si miqtë e tij, por aleati më i afërt, të paktën për sa i përket ekonomisë, është pa dyshim Gordon Braun.
Axhenda: Do të donte të arrinte mbështetje për një stimul të koordinuar, por ajo që do të marrë, do të jenë shumë fjalë dhe pak veprim.
Përmasat e stimulit: 5.9% e GDP së vitit 2008.
Argjentina
Presidente: Christina Fernandez de Kirchner
Mosha: 56 vjeçe
Stili: Luftarake, i pëlqen luksi dhe veshjet e shtrenjta.
E njohur për: I vjen vërdallë botës, por gjithnjë e më tepër po lë të kuptohet se forca e vërtetë e saj vazhdon të mbetet i shoqi, ish-presidenti i vendit.
Ka thënë: "Unë jam si Evita".
Miqtë dhe armiqtë në tryezën e G20:
Aleati kryesor i saj është Presidenti brazilian, Lula.
Axhenda: Është këmbëngulëse deri në dëshpërim për një reformë të Bankës Botërore dhe të FMN-së.
Brazili
President: Luiz Inacio Lula da Silva
Mosha: 63 vjeç
Stili: Sharmant e karizmatik. Parapëlqen që të lëvizë shumë dorën e tij të majtë, veçanërisht kur debaton ashpër, por gjithmonë mundohet të fshehë një gisht, që i ka humbur kur ishte punëtor në një fabrikë.
I njohur për: Prejardhje modeste dhe lidhje me sindikatat. President i vendit që nga viti 2003, vit i rritjes ekonomike, deri më sot.
Ka thënë: "Respekti është i rëndësishëm dhe ne i respektojmë të tjerët, ndërkohë që edhe ne vetë kemi nevojë për ca respekt".
Miqtë dhe armiqtë në tryezën e G20:
Ka aleancë me Indinë, Rusinë dhe Kinën, me të cilat formon edhe grupin BRIC. Synon rol më të madh të FMN-së.
Axhenda: Veç FMN-së është edhe kundër proteksionizmit.
Përmasa e stimulit: 0.5% e GDP-së në vitin 2008.
Meksika
President: Felipe Calderon
Mosha: 46 vjeç
Stili: Sfidues, konservator
Ka thënë: "Nuk do të më dridhet dora për të vepruar me vendosmëri dhe me kurajë kundër krimit që po mban peng Meksikën".
Miqtë dhe armiqtë në G20:
Ka shumë të përbashkëta me ekonomitë në zhvillim, por duhet të gjejë të njëjtën gjuhë edhe me ato të vendeve të zhvilluara.
Axhenda: Kërkon fuqizim të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Përmasat e stimulit: 1% e GDP-së.
Kanadaja
Kryeministër: Stephen Harper
Mosha: 49 vjeç
Stili: I rezervuar, gjakftohtë
I njohur për: Nuk njihet shumë.
Ka thënë: "Forca ime nuk është pasioni, por politikat e mia janë të qarta dhe synimet të drejtpërdrejta".
Miqtë dhe armiqtë në G20:
E ka mirë me tw gjithë
Axhenda: Gjetja e një zgjidhjeje për krizën bankare.
Përmasat e stimulit: 2.8% e GDP-së.
Japonia
Kryeministër: Taro Aso
Mosha: 68 vjeç
Stili: Nacionalist
I njohur për: Mbështetjen minimale që ka nga bashkatdhetarët dhe dëshirën për libra komikë.
Ka thënë: "Unë paguaj taksat, ndaj përse duhet të paguaj më shumë para për pleqtë dembelë që hanë, pinë e nuk bëjnë asgjë".
Miqtë dhe armiqtë në G20:
Mik me Shtetet e Bashkuara.
Axhenda: Favorizon shpenzime të mëdha publike. I duhet një performancë mbresëlënëse ndërkombëtare, që të shpëtojë nga humbja në zgjedhjet e fundvitit.
Përmasa e stimulit: 2.2% e GDP-së.
Koreja e Jugut
Kryeministër: Lee Myung Bak
Mosha: 67 vjeç
Stili: Energjik
I njohur për: Këmbënguljen e madhe. Për këtë ka edhe nofkën "buldozer".
Ka thënë: "Mund t‘ju garantoj që Koreja nuk do të ketë krizë tjetër financiare".
Miqtë dhe armiqtë në G20:
Është aleate ushtarake e SHBA-së.
Axhenda: Lëshimi i raketës së Koresë së Veriut. Kërkon që të krijojë idenë që ekonomia e Koresë së Jugut nuk është aq për të qarë hallin.
Përmasat e stimulit: 2.7% e GDP-së.
Indonezia
Kryeministri: Susilo bambang Yudhoyono
Mosha: 59 vjeç
Stili: I mendueshëm, flet shumë qetë
I njohur për: Reagimin e menjëhershëm pas bombave të Balit (si ministër) dhe cunamit.
Ka thënë: "Demokracia indoneziane është ende në formim e sipër... Ky vend do të jetë një ditë një nga demokracitë më të mëdha në botë".
Miqtë dhe armiqtë në G20:
Ka marrëdhënie të mira me Kinën, por është në frikë nga ambiciet prej superfuqive të Pekinit.
Përmasat e stimulit: 2.4% e GDP-së.
Holanda
Kryeministër: Jan Peter Balkenende
Mosha: 52 vjeç
Stili: Nuk është aspak karizmatik, ndërkohë që është anëtar i devotshëm i Kishës Calviniste protestante.
I njohur për: Nofkën që i kanë vënë, Harri Poter, për pamjen prej djaloshi dhe syzet e rrumbullakëta.
Ka thënë: "Nuk mund të krahasosh BE-në me SHBA-në. Ne në Evropë kemi një rrjet sigurimi shumë të fuqishëm dhe të shëndetshëm. Nëse njerëzit humbasin punën, ata asistohen. Ndërkohë që Amerika është e zhytur në borxhe".
Miqtë dhe armiqtë e G20:
Shumë i afërt me politikën gjermane.
Axhenda: Kërkon që SHBA-ja të zotohet për një tregti të lirë dhe t‘i japë tregje të reja vendit të tij, që bazohet shumë në eksporte.
Italia
Kryeministër: Silvio Berluskoni
Mosha: 72 vjeç
Stili: Populist, i fryrë dhe shakaxhi, i paparashikueshëm.
I njohur për: Gafat, shakatë pa kripë, përdorimin e medias në politikë, në mbrojtjen e bizneseve të tij, si dhe në shmangien e drejtësisë, që shpesh e ka akuzuar për korrupsion.
Ka thënë: "Në botë nuk ka një të dytë të matet me mua".
Miqtë dhe armiqtë në tryezën e G20:
Do që të bëhet mik me Obamën, edhe pse ka bërë disa herë me të shaka në lidhje me ngjyrën e fytyrës.
Axhenda: Mban presidencën e G8-ës.
Përmasat e stimulit: 0.3% e GDP-së.
Australia
Kryeministër: Kevin Rudd
Mosha: 51 vjeç
Stili: Mungesë karizmi
Ka thënë: "Më e fundit ka të bëjë me një ‘rrëshqitje të gjuhës‘". Në televizion për pak sa nuk tha fjalën m...
Miqtë dhe armiqtë e G20:
Obama është miku i ri më i mirë.
Axhenda: Do të nxisë për një koordinim më të madh ndërkombëtar në lidhje me asetet "e këqija".
Përmasat e stimulit: 1.8% e GDP-së.
Spanja
Kryeministër: Jose Luis Rodriguez Zapatero
Mosha: 48 vjeç
Stili: Armiqtë e tij thonë se kur Zapatero nxehet, i ngjan shumë Mr. Bean.
I njohur për: Reformat sociale, ku përfshihen legalizimi i martesave mes homoseksualëve.
Ka thënë: "Unë gjithmonë e mbaj fjalën".
Miqtë dhe armiqtë në G20:
Britania dhe Franca. Spanja ka nënshkruar së fundi edhe një marrëveshje energjetike me Moskën. Vendimi i papritur për t‘u tërhequr nga Kosova ka acaruar Uashingtonin.
Axhenda: Kërkon që shtetet e tjera të aprovojnë paketat e stimulit fiskal.
Përmasat e stimulit: 4.5% e GDP-së.
Republika Çeke
Kryeministër: Mirek Topolanek
Mosha: 52 vjeç
Stili: Politikan i djathtë dhe inatçor.
I njohur për: Humbjen e votës parlamentare pak kohë më parë në mesin e presidencës së BE-së.
Ka thënë: E ka përshkruar stimulin financiar të kërkuar prej amerikanëve si "autostradë për në ferr".
Miqtë dhe armiqtë në G20:
Nuk ka miq. Është zënë keq me Sarkozinë.
Axhenda: Të shfaqet kompetent në takimet ndërkombëtare për të rritur mbështetjen brenda vendit.
Afrika e Jugut
Kryeministër: Kgalema Motlanthe
Mosha: 59 vjeç
Stili: Shmang daljet e tepërta në publik
I njohur për: Periudhën e kohës kur ishte sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së fuqishme të Minatorëve në vitin 1992.
Ka thënë: "Puna ime është të pasqyroj dhe të përcjell siç duhet pikëpamjet e qeverisë".
Miqtë dhe armiqtë në G20:
Është shumë i afërt me Kinën, Brazilin dhe Indinë, që janë edhe partneret kryesore në tregti.
Axhenda: I vendosur që të dalë nga kriza ekonomike.
Turqia
Kryeministër: Rexhep Taip Erdogan
Mosha: 55 vjeç
Stili: Orator i mirë, i papërmbajtur, njeri i popullit.
I njohur për: Burgosjen për shkak të leximit të një poeme.
Miqtë dhe armiqtë në tryezën e G20:
Ka miqësi me Berluskonin. Urren Merkelin dhe Sarkozinë, sepse ata nuk janë pro hyrjes së Turqisë në BE.
Rusia
President: Dimitri Medvedev
Mosha: 43 vjeç
Stili: Vuan nga sindroma e vëllait të vogël. Vëllai i madh në këtë rast është Vladimir Putin.
I njohur për: Faktin se është Presidenti i Rusisë dhe për pasionin e tij për "Deep Purple".
Ka thënë: "Do të vazhdojmë në rrugën e Presidentit Putin".
Miqtë dhe armiqtë në G20:
Pret që së bashku me aleatët që formojnë BRIC, Brazilin, Indinë dhe Kinën, të sfidojë dollarin amerikan, si monedha rezervë botërore.
Axhenda: Të krijojë një marrëdhënie të mirë e miqësore me Obamën, e të lërë përshtypje të mirë edhe te të tjerët.
Përmasat e stimulit: 1.7% e GDP-së.
Franca
President: Nikolas Sarkozi
Mosha: 54 vjeç
Stili: Energjik, merr zjarr shpejt, autoritar.
Njihet për: Martesën e tij me Carla Brunin.
Ka thënë: "Zhduku pederast i dreqit", kur u nxeh me një kalimtar gjatë një debati.
Miqtë dhe armiqtë në tryezën e G20:
Bëri miqësi me Presidentin Medvedev gjatë diskutimeve për paqen në Gjeorgji, pas konfliktit të një viti më parë në Kaukaz. Edhe Brazili është në kërkim të një strategjie të re partneriteti dhe miqësie me Francën.
Axhenda: Të lërë gjurmë si Presidenti francez më i suksesshëm i Francës dhe të japë kontributin në "rithemelimin e kapitalizmit"
Përmasa e stimulit: 0.7% e GDP-së.
Kina
Presidenti: Hu Jintao
Mosha: 66 vjeç
Stili: Shumë i kujdesshëm. Ka thënë se i pëlqen kërcimi.
I njohur për: Rikthimin në egalitarizëm pas viteve që konsiderohen në Kinë si vitet e pasurimit të madh.
Ka thënë: "Jeta ka nevojë për zgjidhje, vëmendje ndaj gjërave konkrete dhe kurajë në vendimmarrje".
Miqtë dhe armiqtë në G20:
Marrëdhëniet me Francën janë thuajse të ngrira, që kur tibetiani Dalai Lama e vizitoi këtë vend. Është miqësor me Brazilin, Indonezinë, Arabinë Saudite, Afrikën e Jugut dhe Australinë.
Axhenda: Ta paraqesë Kinën si kampione të Botës së Tretë, të shpëtojë ekonominë e vendit nga kriza dhe të kontribuojë edhe në krizën globale.
Përmasat e stimulit: 13.3% e GDP-së.
Gjermania
Kancelare: Angela Merkel
Mosha: 54 vjeç
E njohur për: Të qenit e matur dhe e kujdesshme.
Ka thënë: "Ne na duhet që të çojmë sinjale pozitive psikologjike në Londër dhe jo të përfshihemi në një garë për marrëveshje të parealizueshme".
Miqtë dhe armiqtë në G20:
Ka një marrëdhënie me ulje e ngritje me Francën e Sarkozisë, por së fundi lidhjet janë përmirësuar. E largët për momentin me Shtetet e Bashkuara.
Axhenda: Kërkon që të tregojë lidership në këtë vit zgjedhjesh. Do të nxisë gjithë kundërshtitë e mundshme për të goditur "parajsat fiskale".
Përmasa e stimulit: 3.4% e GDP-së.
Arabia Saudite
Ibrahim al-Assaf
Stili: Ka premtuar që mbretëria do të "luajë një rol" të rëndësishëm në paketën masive stimuluese gjatë takimit të G20, por pa ofruar çeqe të bardha.
I njohur për: Punën si ministër i Financave.
Ka thënë: "Kishte thashetheme se ne po vijmë në takim për të paguar faturën, por nuk do të ketë një gjë të tillë".
Miqtë dhe armiqtë në G20:
Është vendi i vetëm i OPEC-ut, që është njëherazi edhe anëtar i G20 dhe përfaqëson si interesat e kartelit, ashtu edhe ato të vendeve arabe.
Axhenda: Pavarësisht çmimeve të ulëta të naftës, do të vazhdojë të ruajë një standard të lartë për qytetarët.
Përmasat e stimulit: 9.4% e GDP-së.
India
Kryeministër: Manmohan Singh
Mosha: 76 vjeç
Stili: I qetë, teknokrat me sjellje shumë të moderuar.
I njohur për: Hapjen e ekonomisë indiane në periudhën kur ishte ministër i Financave në vitin 1991.
Ka thënë: "India është një vend i pasur me banorë të varfër".
Miqtë dhe armiqtë në G20:
Nuk ka as miq për kokë, e as armiq për vdekje, por dëshiron që të ndërtojë një partneritet me Shtetet e Bashkuara.
Axhenda: Dy javë më pas do të ketë zgjedhjet parlamentare dhe synimi do të jetë të flasë në takim për arritjet ekonomike të Indisë.