E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse burrat me pak aktivitet seksual rrezikojnë nga kanceri i prostatës

Autori i Lajmit: red.
STUDIME AMERIKANE

Teknika e re me rreze lazer do të realizojë operimin e prostatës pa pasoja për fertilitetin

Jeta seksuale, një përparësi kundër prostatës
I vendosur në rrugët nervore të ereksionit, prostata ka një rol thelbësor për pjellorinë: ajo furnizon ushqimin e domosdoshëm të spermatozoideve që të mund të jetojnë në vaginë. Pa prostatë nuk ka pjellori. Kuptohet që ky organ i prodhimit njerëzor ka qenë objekt i studimeve të shumta për ta mbrojtur atë nga sëmundje te ndryshme. “Aq më tepër, - thotë profesor Haab, - kur për të trajtuar këtë gjendër, duhen lënduar nervat, duke cënuar ereksionin”. Por cilat janë influencat e emocioneve të dashurisë e të seksit mbi prostatën ? Studiuesit janë dakort në atë që dhe vetëm derdhja e lëngut spermatozoik është di]ka e dobishme kundër rrezikut të kancerit të prostatës. Sekrecionet mashkullore, duke qëndruar për një kohë të gjatë në gjendër, rrezikojnë të kthehen në një faktor inflamacioni kronik, çka mund të kthehet dhe në një kancer. Por duhet ditur se duke patur një numër të madh partneresh, shtohet rreziku i infeksionit të prostatës (një studim i botuar së fundi në revistën amerikane “Urology” mbi njerëzit e racës së zezë, dëshmon për ketë). Për urologët, praktikimi i më shumë raporteve seksuale, ndikon në funksionimin e mirë të prostatës. Lumturisht që me daljen e Viagra-s, duke u konsultuar më shumë për seksualitetin e tyre, burrat janë bërë më të vëmendshëm për mbarëvajtjen e prostatës së tyre. Por kjo, jo në Shqipëri.
Kur ka renie te testosteronit – injeksione ose xhel
Për profesor Haab, duke filluar nga mosha 50- vjecare mund të ketë një ulje të dëshirës, e cila shoqërohet me një lodhje të përgjithshme të pashpjegueshme. Përse vallë ? Thjesht për shkak të rënies së testosteronit, hormonit seksual që shkakton një efekt psikostimulant. Tek pacientet që i ndjejne shume këto simptoma, duhet të bëjnë analizat e gjakut për të parë përqindjen e tyre hormonale, e cila në këto raste është e ulët. Atëherë këshillohet një trajtim efikas me bazë testosteroni, përmes injeksioneve ose xhelit.
Kur ka adenomë të prostatës – ilaçe ose ndërhyrje kirurgjikale
Kur problemet në zonën e prostatës dëmtojnë marrëdhëniet seksuale, nuk duhet të lejojmë që kjo gjendje të zvarritet pasi “sa më shumë zgjatet, - thotë profesor Haab, - aq më shumë e vështirë është për t u trajtuar”. Për të eliminuar efektet e prostatës së zmadhuar (e cila influencon në nervat përreth) ekzistojne ilaçet: alfabllokuesit (XATRALI), substanca bimore ose enzima që në 50% të rasteve janë efikase. Kur trajtimi me ilace nuk është i mjaftueshëm, atëherë mund të mendojmë për ndërhyrje kirurgjikale: një prerje e prostatës për të çliruar kanalin e uretrës. Kjo ndërhyrje është bërë sot një lloj reference. Ajo nuk sjell ndonjë rrezik për ereksionin, pra ruan integritetin e organit. Por ajo mund të sjellë si pasojë derdhjen mbrapsht të spermes në kanal, çka dëmton pjellorinë. Ka pak kohë që një teknikë e re me lazer lejon një kirurgji më pak të fortë, çka shpresohet që rreziqet të reduktohen në minimum.
Metoda e re e diagnostikimit, më e saktë
Gjatë një simpoziumi, organizuar nga koorporata amerikane Gen-Probe në San Diego, një grup shkencëtarësh shpallën se kanë zhvilluar një mënyrë të re për analizën e urinës, që mund të përmirësojë dukshëm diagnostikimin e kancerit në prostat. Gjatë kësaj analize, mjekët shqyrtojnë imtësisht dy gjene të ndërlidhur a bashkuar me njëri-tjetrin. Kjo ndërlidhje ndodh tek rreth 50 përqind e pacientëve me kancer në prostat. Gjatë studimit, shkencëtarët morën në shqyrtim burra që dyshoheshin se kishin kancer në prostat dhe zbuluan se analiza e urinës ishte më e saktë sesa analiza e gjakut për të parashikuar praninë ose mungesën e këtij lloj kanceri. Çdo vit, mbi 200 mijë amerikanë diagnostikohen me kancer në prostat. Mënyra e tanishme për diagnostikimin e këtij kanceri është një analizë gjaku e quajtur PSA, që kryhet një herë në vit për të matur nivelin e një proteine. Tek pacientët me kancer në prostat, niveli i kësaj proteine shënon rritje. Por analiza PSA shpesh është e pasaktë, prandaj shkencëtarët menduan që krahas analiizës së gjakut të shtonin edhe analizën e urinës për të parashikuar më mirë se cili nga pacientët ka kancer në prostat dhe cili tumor është më i prirur për t u rritur e përhapur. Gjatë kësaj analize, shkencëtarët përpiqen të gjejnë qeliza që kanë dy gjene të bashkuar a të ndërlidhur me njëri- tjetrin. Gjatë studimit me pjesmarrjen e 500 burrave që dyshohej se kishin kancer në prostat, analiza e urinës doli 85 përqind e suksessshme në klasifikimin e personave që nuk kishin shenja kanceroze. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj analize të urinës, shkencëtarët arritën të zbulonin kancer në prostat në 42 përqind të rasteve.
Shkencëtarët thonë se gjatë analizës së urinës, tek burrat që u zbulua se kishin gjene dyshe në gjakun e tyre, gjasat ishin që tumorët në prostat të ishte më agresiv e më të ndjeshëm ndaj hormoneve dhe këta pacientë kishin nevojë për trajtim të menjëherëshëm. Analiza e re tani po i nënshtrohet tani studimeve të tjera dhe ende nuk ka filluar të kryhet në klinika. Por mjekët shpresojnë se studimet në proces do të tregojnë se kjo analizë do të përbëjë një mjet të vlefshëm për zbulimin e kancerit të prostatës dhe përcaktimin e shkallës së agresivitetit të tumorit.

Ky lajm është publikuar: 03/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›