Në çmendurinë” e adoleshencës, bateriste në një grup roku
Autori i Lajmit: red.
Në Shqipëri njihet si një këngëtare e suksesshme dhe simpatike, ndërsa në Kosovë edhe si një gazetare e afirmuar. “Ambicioze dhe pozitive” preferon ta quajë veten Vesa, çfarë nuk është e vështirë për ta besuar. Falë këmbënguljes dhe përkushtimit të vazhdueshëm, ajo do të kthehej në një ndër këngëtaret më të dashura për shqiptarët menjëherë pas pjesëmarrjes në emisionin, “Ethet e së premtes”. Dy dashuritë e Vesa Lumës, kënga dhe gazetaria bashkëjetojnë në harmoni të plotë, pavarësisht se është një kombinim i rrallë. Hitet e Vesës kanë pushtuar televizionet dhe radiot në mbarë trevat shqipfolëse, po aq edhe diskotekat, ku kohët e fundit është gjithnjë e ftuar, sidomos gjatë sezonit veror. Kulmi i karrierës së saj do të vinte me publikimin e këngës “Jemi dhe s jemi”, sikurse do të mbahet mend për prezantimin e Festivalit të Këngës në Radiotelevizion, përkrah prezantuesit të njohur, Adi Krasta. Por, kjo Vesa që ne shohim sot, nuk është produkt 24 orësh , ambicia dhe pozitiviteti për të cilën flet këngëtarja, vijnë që nga koha e adoleshencës. Ajo thotë se ka pasur një rini të hershme, krejt të “çmendur”. Pak e dinë se Vesa në adoleshencën e saj ka pasur një grup muzikor të rokut, ku ajo nuk ka qenë vokaliste, por ka lozur në bateri. Pikërisht në këtë moshë Vesa ka korrur suksese të mëdha. Sot, po botojmë disa nga momentet më kyçe të jetës së Vesës, por të radhitura mbrapsht në kohë; nga ditët e sotme deri në adoleshencë. Për të bërë sa më të plotë intervistën dhe zbuluar Vesën tërësisht si personazh, informojmë se 3 nga pyetjet e para i kemi huazuar nga gazeta shqiptare në Britaninë e madhe, AlbanianMail.co.uk.
Nëse do të botonit një libër autobiografik, si do ta përshkruanit vetveten?
Një vajzë e cila është e dhënë maksimalisht ndaj punës si këngëtare dhe gazetare. E sinqertë dhe e ndjeshme në shumë raste. Një vajzë e dhënë pas familjes dhe njerëzve që e duan sinqerisht, duke u munduar që sa më shumë të japë kontribut për të ndihmuar atë që ka nevojë.
Karriera juaj muzikore nis me “Ethet e së Premtes Mbrëma”…
Ka pasur shumë momente të mira. Vetë fakti se katër konkurrente kemi qëndruar katër muaj në një dhomë dhe kemi sfiduar deri në momentin e fundit ka qenë interesant. Në një moment mbetëm në konkurrim vetëm vajzat e dhomës 405, pra aty ku isha unë Rona, Teuta dhe Marsida, ndaj filluam të sillemi pak më çuditshëm në kuptimin e mirë të fjalës duke i shfrytëzuar ditët e fundit në ethe, sepse javët në vijim do të na ndanin.
”Flakareshat” ishte edhe suksesi i radhës për ju, Ronën dhe Teutën. Ky ka qenë i vetmi bashkëpunim i juaji me vajzat?
Secila kishte orientim dhe këndvështrim të ndryshëm me muzikën, ndaj menduam që do të ishte më mirë të vazhdojmë karrierën si soliste. Ne mbetemi akoma shumë shoqe të mira dhe mezi po e pres bashkëpunimin e radhës.
“Jemi dhe s jemi” u kthye në hit në mbarë trevat shqipfolëse. Si lindi ideja për realizimin e kësaj kënge?
Shumë e rastësishme. Kam bashkëpunuar me Florin dhe ishte ideja e tij, që unë të shfaqesha ndryshe dhe rezultoi me sukses. Në fillim isha skeptike dhe nuk e prisja gjithë atë bujë që bëri kjo këngë. Jam e kënaqur dhe mund të them se shumë gjera kanë ndryshuar me nxjerrjen në treg të asaj kënge. “Luaj” një tjetër hit i preferuar i publikut, pjesëmarrës në “Top Fest”.
Në Shqipëri, ju njohin si një këngëtare e afirmuar, ndërsa në Kosovë edhe si gazetare. Diçka rreth këtij impenjimi?
Gazetaria është profesioni im, ndërsa muzika është jeta ime e tërë. Megjithatë do të doja që ndonjëherë të drejtoja një emision televiziv në Shqipëri. Do të ishte interesante me dialektin tim kosovar.
Nëse do t ju duhej ti zgjidhnit mes këngës dhe gazetarisë, cili nga profesionet do të ishte në plan të parë për ju?
Këto e plotësojnë njëra tjetrën, por në këtë kohë të formimit tim, nuk besoj se do të mund t`i ndaja.
Nëse për një çast do të ishit në rolin e gazetares. Çfarë pyetje do t i bënit vetes dhe cila do të ishte përgjigja?
Sa kohë do të mund të qëndrojë Vesa duke u munduar që t`u përkushtohet maksimalisht këtyre dy profesioneve? E bëra këtë pyetje, sepse nuk do të kisha ditur të përgjigjem.
Personazhi më interesant që keni intervistuar ndonjëherë?
Medeline Ollbrite në ditën e Amerikës, kur ishte mysafire e imja.
Çfarë e bën Vesën të lumtur dhe të trishtuar?
Të lumtur më bën një ditë e bukur me diell, një fytyre pozitive që më thotë mirëmëngjesi dhe më mjafton të më shkojë dita mbarë. Ndërsa bëhem e trishtuar kur kaloj rrugës dhe shoh të mitur duke shitur në rrugë. Jam shumë e ndjeshme.
Nëse do ta kthenit kohën prapa, çfarë do të donit të mos kishte ndodhur në jetën tuaj?
Kam përjetuar shumë gjëra të rënda në jetën time, por as nuk dua të pres jetën të jetë vetëm me lule, sepse do të zhgënjehesha shumë herë.
Meqë u rikthyem pas në kohë, si e kujtoni kohën e adoleshencës?
Koha e adoleshencës ka qenë koha kur unë kam marrë vendime për shumë gjëra. Në fakt ka qenë koha të cilën e kam përjetuar më së shumti, duke qenë se kam bërë shumë-shumë gjëra, të cilat tani kur i kujtoj habitem për guximin që kam pasur. Megjithatë, asnjëherë nuk jam penduar, sepse kam qenë thjesht një adoleshente.
Sa jeni shoqëruar me shokët dhe shoqet. Keni ndonjë shok apo shoqe, me të cilët jeni shoqëruar më shumë?
Duke qenë se gjatë asaj kohe kam hyrë në punë në televizion, emisioni me të cilin unë kam filluar të punoj, më ka dhënë mundësi të njoh shumë njerëz. Pothuajse gjatë gjithë kohës kam qenë e shoqëruar me njerëz të ndryshëm dhe kjo më ka dhënë shumë mundësi të piqem edhe personalisht, por edhe profesionalisht. Me shumë shokë me të cilët jam shoqëruar atë kohë, shoqërohem edhe tani.
Si adoleshente, ku e keni kaluar kohën e lirë?
E mbaj mend shumë mirë që kohën e lirë e kam kaluar në një qendër rinore, ku kishim mundësi të argëtohemi me shumë gjëra. Në atë kohë u fut edhe interneti. Po ashtu, kam pasur një rok grup, ku unë dhe 4 shoqet e klasës sime kemi performuar në mbrëmje të ndryshme dhe unë nuk isha vokalistja e grupit, ashtu siç ndoshta e imagjinoni, por isha bateriste. Kjo ka qenë vetëm një nga “çmenduritë” e shumta, që mbaj si kujtim shumë të bukur të asaj kohe.
Ku i keni kaluar pushimet?
Pushimet atë kohë i kam kaluar me familje, edhe pse kam punuar dhe kam fituar aq sa të mund të kaloj pushimet me shoqëri, pa e obliguar familjen për ndonjë gjë. Mirëpo, kam respektuar vendimin e familjes që përderisa isha në një moshë kritike (edhe pse mjaft e pjekur për moshën që kisha), nuk duhej të rrezikoja të merrja një vendim të tillë, ku pasojat do të ishin të mundshme.
Me çfarë problemesh jeni ballafaquar?
Edhe pse gjenerata ime ka përjetuar kohën e luftës, tranzicionit, përveç problemeve të tilla, nuk jam ballafaquar me ndonjë problem serioz, siç janë ballafaquar disa bashkëmoshatarë të mi. Këtu e kam fjalën për një fenomen aktual, i cili lind kryesisht në atë moshë, e që është droga. E di që në atë moshë kjo më është dukur shumë qesharake apo jo “in”, por me kalimin e kohës, duke parë ngecjen e tyre në shumë aspekte të jetës kam kuptuar që ky është një problem shumë serioz për të cilin shoqëria duhet të japë maksimumin që ta parandalojë.
Si e keni menduar një lidhje dashurie në atë moshë?
Përfundimisht, jo siç e mendoj tani. Por, ka shumë ngjashmëri. E rëndësishme është që ende mendoj se duhet të luftosh për atë që e do dhe që dashuria është gjëja më e çmuar që mund të ta dhurojë Zoti.
A keni menduar që mund të kishit këtë famë?
Kam kënduar si fëmijë dhe si fëmijë kam pasur shumë ambicie për artin në përgjithësi, jo vetëm për muzikë. Por gjatë kohës së adoleshencës kur kam filluar të mendoj më seriozisht për këtë gjë, nuk kam besuar që do të kem aq forcë për të mbajtur një status të këtillë. Më vjen mirë që nuk kam pasur kohë të mendoj a do të jetë vështirë apo lehtë, sepse vetë koha dhe puna më kanë sjellë në këtë pozicion.
Cili ka qenë momenti më i lumtur e cili më i hidhur gjatë asaj kohe?
Më besoni se ka pasur shumë momente të lumtura. Ka qenë koha e sukseseve të mia më të mëdha, por në të njëjtën kohë nuk jam ndier komplet duke qenë se në atë kohë kam humbur edhe njeriun më të afërt, babin tim. Por, unë besoj se ai do të ndihej krenar për guximin dhe ambicien time për të arritur sukses.
Cilët janë dallimet e adoleshentëve të kohës suaj me këta të sotshmit?
Nuk besoj se do të ekzistojë ndonjëherë dallimi në mes adoleshentëve në kohë, sepse kudo dhe me këdo që kalohet ajo kohë, besoj se do të mbahet mend shumë gjatë.
Ky lajm është publikuar: 03/06/2009