Ballo Gala për restaurimin e veprave të artit shqiptar
Autori i Lajmit: red.
Për të gjashtin vit në Shqipëri u zhvillua një ankand i hapur, me vepra arti për t u ardhur në ndihmë tablove në rrezik që ruhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Në këtë aktivitet, i cili u organizua në Pallatin e Brigadave në formën e një balloje gala morën pjesë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit (Ferlut Group; Raiffeisen Bank of Albania; Intesa Sanpaolo Bank Albania; Griffin Family; Tirana Interantional Airport etj) të cilët kontribuan në vlera monetare me qëllim, restaurimin e veprave të artit shqiptar. Ky aktivitet u organizua në sajë të iniciativës së Fondacionit për Artin Pamor Shqiptar Përtej Kufijve, (FAVA), një fondacion që i përkushtohet mbështetjes së arteve të bukura në Shqipëri përmes ndihmës së komunitetit të biznesit dhe ruajtjes së koleksionit të veprave shqiptare si kontribut në ruajtjen e një pasurie të rrallë. Vit pas viti janë organizuar aktivitete të kësaj natyre nëpërmjet të cilëve është synuar që të mblidhen fonde për restaurimin e veprave të rëndësishme që ndodhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Pikënisje për këtë organizim ishte alarmi sos që dha tabloja e famshme e Kol Idromenos "Motra Tone", e më tej të gjitha veprat që kanë nevojë për restaurim dhe kushte optimale ruajtjeje. Artistët pjesëmarrës, prej të cilëve janë zgjedhur veprat më të mira për t u nxjerrë në ankand, janë paraqitur me nga dy punë të cilat kryesisht ishin fotografi dhe pikturë. Juria ka zgjedhur pesë punë të këtyre artistëve, të cilat janë nxjerrë në ankand, në një mbrëmje gala të organizuar në Pallatin e Brigadave. “Sot në botën e transformimeve globale që na rrethon duket edhe më e rëndësishme se kurrë të ruajmë dhe nderojmë kulturat e veçanta. Është ngazëllyese që një grup i vogël qytetarësh të përkushtuar kanë punuar së bashku si për të ruajtur thesaret e artit shqiptar ashtu edhe për të nxitur dhe mbështetur kulturën dhe artistët dinamikë të vendit. Duke shërbyer në të dy bordet e Fondacionit për Artet Pamore Shqiptare Pa Kufij (FAVA) së bashku me kolegë të ndryshëm ndërkombëtarë, aty janë njerëz, të cilët po bëjnë të mundur ndryshimin e madh në zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Ky botim i përmbledhur tregon punën tonë së bashku me mbështetjen e artistëve shqiptarë. Shpresojmë që ta pëlqeni atë dhe veprat e zgjedhura me kujdes për ju në këtë ankand”,- u shpreh gjatë mbrëmjes gala, Pamela Griffin, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit për Artet Pamore Shqiptare Pa Kufij.
Ky lajm është publikuar: 03/06/2009