Shqipëria, 3 800 vdekje të parakohshme në vit nga duhani
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë prezantuar dje, në 31 maj, Ditën Botërore pa Duhan, fushatën mediatike për luftën ndaj duhanit. Kjo fushatë synon rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve që pijnë duhan lidhur me dëmet që ata i sjellin të tjerëve dhe sidomos fëmijëve. Gjatë një konference për shtyp në Hotel Tirana International , ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, u shpreh: "Kemi llogaritur gjithashtu se duhanpirja është përgjegjëse për rreth 20 % të barrës së sëmundjeve në vendin tonë". Një studim i dy viteve më parë nga Shoqata Amerikane e Kancerit në Shqipëri dëshmon se duhanpirjes mund t i atribuohen rreth 3 800 vdekje të parakohshme në vit. Është vlerësuar gjithashtu se rreth 230 vdekje të parakohshme çdo vit mund të parandaloheshin nga rritja e çmimit të paketave, eliminimi i ekspozimit pasiv në mjedise publike dhe eliminimi i reklamave të duhanit.
Masat nga ministria
Duke u ndalur në politikat shëndetësore në luftën kundër duhanit, ministrja e Shëndetësisë përmendi politikat e ndërhyrjes së planit global të duhanpirjes nga OBSH, ku theksohet rëndësia e monitorimit të përdorimit të duhanit, mbrojtja e personave nga duhanpirja pasive, ofrimi i ndihmës për lënien e duhanit, lajmërimet mbi dëmet e duhanit, ndalimi i publicitetit apo promocionit të duhanit, si dhe, ndër më të rëndësishmet, rritja e taksave. "Çdo ditë rreth 700 mijë shqiptarë marrin nëpërmjet paketave të duhanit që konsumojnë dhe paralajmërimet përkatëse shëndetësore, në linjë me direktivat e Parlamentit Europian, lidhur me dëmet që mund t i shkaktojnë vetes dhe të tjerëve me sjelljet e tyre të rrezikshme", tha ministrja e Shëndetësisë. Sipas saj, në vendin tonë janë plotësisht të ndaluara reklamat, promocioni apo sponsorizimet e çfarëdo natyre, lidhur me produktetet e duhanit. Lidhur me parandalimin e ekspozimit pasiv, ligji shqiptar për duhanin nxit parandalimin në mjediset e mbyllura publike. "Megjithëse në shumicën e rasteve lokalet vetë, formalisht, janë përpjekur të respektojnë ligjin, duke vënë paralajmërimet e ndalimit të duhanit, apo duke hequr tavllat nga tavolinat (dy elementë për të cilat ligji parashikon sanksione), mbetet shumë përgjegjësi tek individi duhanpirës për të cilët ligji nuk parashikon sanksione", theksoi më tej ministrja Godo.
Pasojat te fëmijët
Mbi 3 250 fëmijë vdesin çdo vit nga duhanpirja pasive, 2000 të tjerë nga sindroma e vdekjes së papritur infantile dhe 1000 nga infeksionet respiratore që shkaktohen nga ekspozimi ndaj duhanpirjes pasive. Ndërsa, gjysma e fëmijëve në botë thithin ajër të ndotur nga tymi i duhanit. Lidhur me këto fakte trondistëse, Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, prezantoi për të pranishmit spotet televizive, transmetimi i të cilave do të nisë së shpejti në televizionet kombëtare. Sipas tij, mjaft postera të tjera me të njëjtën linjë, por dhe burime të tjera informuese, do të shpërndahen për informimin e popullatës lidhur me dëmet në shëndet nga duhanpirja. "Në shumë vende të botës kanë nisur të vendosin në paketa imazhe të frikshme të duhanpirjes", theksoi Ylli, sipas të cilit, tema e zgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Ditën Botërore pa Duhan është pikërisht "Paralajmërimet Shëndetësore të produkteve të Duhanit". Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për rrezikun e duhanpirjes pasive, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të komunitetit, është ndër synimet e fushatës së ndërmarrë nga ISHP. Qëllimi i kësaj fushate është dobësimi i pushtetit të duhanit dhe sigurimi i mbështetjes 100% të opinionit publik, në lidhje me promovimin e ambienteve pa duhan, në bashkërendim të plotë me ligjin në fuqi. Objektiva të tjerë janë sigurimi i mbështetjes së opinionit publik për politikat e ndërmarra nga shteti, duke bërë kështu duhanpirjen më pak të pranueshme në shoqëri. Rezulatet të mira varen dhe nga sigurimi 100% i zbatimit të ligjit, në lidhje me ambientet pa duhan, i hyrë në fuqi në maj të vitit 2007. Fushata synon sensibilizimin e opinionit publik ne lidhje me impaktin shëndetësor te pirjes se duhanit mbi jo duhan pirësit dhe me fokus të veçantë fëmijët. Mjetet e nevojshme për realizimin e fushatës janë spotet televizive dhe mesazhet në radio (për tre muaj), postera me mesazhe të Ditës Botërore pa Duhan, si dhe në mbështetje të fushatës mediatike, botime të ndryshme antiduhan, etj.
Pasojat
Duhani, përgjegjës për 25 lloje sëmundjesh
Duhani është përgjegjës për 25 lloje sëmundjesh. Tymi i duhanit përmban 4.000 lloj kimikatesh të njohura si shkaktarë të sëmundjeve të zëmrës, të sëmundjeve respiratore dhe disa lloj tumoresh Duhani në shtatzëni dëmton zhvillimin e fëmijës.Në botë çdo 6 sekonda duhanpirja shkakton një vdekje.
Çdo vit në botë vdesin rreth 5.4 milionë njerëz si pasojë e pirjes së duhanit. Këto përbëjnë më shumë vdekje se HIV/AIDS, malaria dhe tuberkulozi (TBC) të marra së bashku. Gjatë shekullit të kaluar, epidemia e duhanit ka vrarë rreth 100 milion persona në të gjithë botën dhe nëse vazhdon tendenca e rritjes së përdorimit të duhapirjes, gjatë shek XXI shifra mund të arrijë në një miliard persona.
Duhani është ndër shkaktarët madhorë të sëmundshmërisë dhe ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve të evitueshme. Duhani mbetet një prej sfidave të mëdha të shëndetit publik, me të cilin vazhdon të përballet bota.
Në parajsën e duhanxhinjve
Nëse kërkon të kënaqesh e ta thithësh cigaren pa të brerë aspak ndjenja e fajit, atëherë duhet të shkosh në Liban, parajsa e duhanxhinjve, ku mund të punosh, të hash darkë, të presësh flokët... i mbështjellë nga një re tymi. Lobit antiduhan mezi i dëgjohet zëri, pasi qeveria nuk shqetësohet shumë për çështjen, ndërsa purot kubaneze i gjen me çmim shumë të mirë. Me një dollar çmimi mesatar i një pakete, çmimi i purove është gjithashtu shumë i ulët, ndërsa reklamat për efektet e tyre të dëmshme as që duken gjëkundi. “Sapo zbret në këtë vend, fillon të të zihet fryma", nënvizon shefi i departamentit të Patologjisë në Universitetin Amerikan të Bejrutit, Ghazi Zaatari, që drejton një grup pune të Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me rregulloren antiduhan. "Nga pikëpamja e duhanit, Libani është një katastrofë për shëndetin", thotë ai. George Saadé, kardiolog dhe shef i njësisë së luftës antiduhan në Ministrinë e Shëndetësisë, akuzon qeverinë libaneze se nuk bën asgjë për të kontrolluar situatën. Buxheti vjetor i kësaj njësie është vetëm 20 000 dollarë , shpreh keqardhjen ai. "Kompanitë e duhanit janë shumë të fuqishme në këtë vend dhe marrin pjesë në aktivitete të ndryshme, çka gjetkë do të konsiderohej si konflikt interesi", vijon ai. "Ato sponsorizojnë koncerte, programe televizive dhe ngjarje sportive, ku cigaret shpesh ndahen falas", shton ai. Emile Moukarzel, drejtori lokal i "Philip Morris", importuesi më i madh i duhanit në Liban i hedh poshtë këto akuza. "Ne synojmë vetëm duhanpirësit e rritur dhe jemi shumë të rreptë lidhur me këtë", thotë ai. "Ne bëjmë gjithçka për t i ndaluar minorenët të pijnë duhan, jo vetëm për arsye të efekteve të dëmshme të produktit tonë, por gjithashtu edhe për arsye tregtare", thotë ai. Sipas profesionistëve të shëndetit, numri i duhanpirësve është ndër më të lartët e rajonit dhe kanceret e lidhura me duhanin po shtohen me një ritëm të shpejtë, mesatarisht 3 500 të vdekur në vit. Në Liban 42 për qind e burrave dhe 30 për qind e grave janë duhanpirës, në një popullsi të përgjithshme prej 4,5 milionë banorësh. "Gjatë pesë viteve të fundit, sëmundjet kardiovaskulare janë rritur me 17 për qind, ndërsa në SHBA ato kanë rënë me 17 për qind gjatë të njëjtës periudhë", vëren Saadé. Paradoksalisht, distributorët lokalë të duhanit shpërndajnë gjithashtu medikamente antikancer. Ekspertët janë të shqetësuar gjithashtu për modën e nargjilesë, për të cilën konsumatorët mendojnë gabimisht se është më pak e dëmshme se cigarja. "Çdo ditë, mësojmë gjëra të reja lidhur me efektet e nargjilesë, që po përhapet sidomos mes të rinjve", tha Rima Nakkache, profesore në Universitetin amerikan të Bejrutit. Sipas një sondazhi të realizuar në 2005-n nga OBSH, 60 për qind e të rinjve nga 13-15 vjeç pijnë duhan, nargjile ose puro, duke shënuar përqindjen më të lartë në rajon. "Industria e duhanit e di që Lindja e Mesme është një nga rajonet e botës, ku ligjet antiduhan janë më pak strikte", thekson Ghazi Zaatari. “Ajo shfrytëzon ndonjëherë vende si Libani si magazinë për prodhime që nuk i shet dot në vend tjetër", nënvizon ai. Libani e ka nënshkruar Konventën-kuadër me OBSH-në për luftën antiduhan në 2005-n, por nuk e ka ratifikuar dokumentin dhe as ka kërkuar ta zbatojë", shpjegon ai. "Në Liban, jemi 20 ose 30 vjet me vonesë në luftën antiduhan", përmbledh Naçache. “Por ne mund të mësojmë nga eksperienca e vendeve të tjera, nga dështimet dhe sukseset e tyre", thekson ai.
Ky lajm është publikuar: 01/06/2009