Pse do të rritet çmimi i karburanteve
09/01/2012 BiznesAlbania reagon për taksën për mirëmbajtjen e rrugëve: Nuk jemi pjesë e diskutimit
Pritet tjetër shtrenjtim, pas rritjes në bursë dhe rrezikut të kursit të këmbimit
Çmimi i karburanteve do të vijojë të shtrenjtohet. Arsyet janë disa, por rezultati është i njëjtë. Pasojat i vuajnë konsumatorët. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për ata që përdorin automjete personale, por edhe ata që përdorin transportin publik, apo shërbimin taksi. BiznesAlbania, organizata ombrellë e shoqatave më të rëndësishme në vend, pjesë e të cilës është edhe Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve ka reaguar në lidhje me këtë situatë të krijuar, apo edhe me “abuzimin” me çmimin e karburanteve në treg. “Rritja e çmimit të karburanteve nuk ka lidhje me ndonjë politikë të re çmimesh të kompanive që importojnë dhe tregtojnë karburante. Ajo është rrjedhojë e administrimit fiskal shqiptar dhe e faktorëve të tjerë, jashtë kompanive të biznesit”, - shprehet Bardhi Sejdarasi, drejtor i përgjithshëm i BiznesAlbania.
Ligji i ri
Sipas BiznesAlbania, rritja e çmimit të hidrokarbureve naftë dhe benzinë e vënë re në fillim të vitit 2012 është ndikuar nga zbatimi i ligjit të ri, të grupimit të tre taksave të mëparshme në një taksë fikse, për litër mbi gazoilin dhe benzinën, të importuara apo të prodhuara në vend, në masën 5 lekë për litër, për periudhën nga data 24 gusht, ditë kur hyri në fuqi ligji i ri deri më 31 dhjetor 2011 dhe 7 lekë për litër duke filluar nga data 1 janar 2012. Kjo do të thotë se çdo litër karburant e shitur arkëton në mënyrë të drejtpërdrejtë në arkën e shtetit, aktualisht, 8,4 lekë, përfshirë TVSH-në. “Kjo rritje çmimi e pasqyruar në tabelat e shitjes të shoqërive me pakicë, nuk ka asnjë ndikim në financat e kompanive, nuk shton asnjë për qind fitimin e tyre. Ajo arkëtohet ashtu siç grumbullohet gjatë shitjes”, - thekson Sejdarasi.
Bursat
Rritja reale e çmimit të hidrokarbureve është ajo që vjen nga konjuktura ndërkombëtare, si dhe nga kursi i këmbimit të monedhës amerikane me lekun. Sipas Sejdarasit, duke filluar nga 3 janari, në të gjitha bursat ndërkombëtare ku kuotohet nafta, është rritur çmimi mesatarisht rreth 50-60 USD/ton. “Kjo rritje në bursë, ende nuk është reflektuar në tregun e brendshëm të shitjes me pakicë të karburanteve, për shkakun e thjeshtë se kompanitë importuese kanë ende gjendje malli nga blerjet e fundvitit dhe në respektim të kërkesës ligjore për rezervën e sigurisë. Por ky ndryshim konjuktural i bursës, sigurisht që do të pasqyrohet në çmimin final”, - shprehet Sejdarasi.
Kursi i këmbimit
Një tjetër faktor i rëndësishëm kur analizohet kostoja e një litri karburant të shitur është kursi i këmbimit. Sipas BiznesAlbania, dollari amerikan ka një kapërcim të frikshëm. “Biznesi është i detyruar të blejë me këtë vlerë dollarin në tregun e brendshëm për të realizuar importet e domosdoshme. Kjo kosto në kursin real të këmbimit valutor detyrimisht vlerësohet në koston finale të produktit të shitur”, - shprehet Sejdarasi. BiznesAlbania vlerëson se rreth 98% e çmimit final të produktit përbëhet nga çmimi i produkteve në bursë bashkë me detyrimet fiskale dhe ato vendore. Taksat portuale të Depozitave Bregdetare, që menaxhohen nga koncensionarë privatë, janë nga më të lartat në rajon, ashtu si edhe detyrimet e tjera, deri tek Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
Taksat
Përveç taksave që rëndojnë këtë biznes, sipas organizatës, qeveritë, përfshirë edhe qeverinë aktuale, kanë parë tek Shoqëritë e Importimit dhe Tregtimit të Hidrokarbureve, portën e hapur për të vjelë detyrimet tatimore dhe doganore si mënyrën më të lehtë të administrimit të këtyre taksave. “Dy pikat ku furnizohet tregu shqiptar, Porto Romano në Durrës dhe Petrolifera në Vlorë, janë të vetmet pika në rajon ky vilet ky tatim, në ndryshim nga pothuajse të gjitha tregjet e tjerë në rajon e më gjerë. Qeveria ka planifikuar edhe aplikimin e një takse të re sërish mbi karburantet”, - thekson në reagimin e saj BiznesAlbania. Plani Kombëtar i Transportit, i botuar në Fletoren Zyrtare, parashikon që gjatë tri viteve në vazhdim një pjesë e fondit për mirëmbajtjen e rrugëve të merret nga kjo taksë, por masa e saj do të përcaktohet me ligj të posaçëm. “Ky qëndrim, i pakonsultuar në asnjë rast me grupet e interesit, pritet të ndikojë në biznesin e importimit dhe tregtimit të hidrokarbureve, por edhe në xhepin e konsumatorëve, duke sjellë një rritje të re të çmimit, por edhe reduktim të konsumit, si ndodhi gjatë vitit të kaluar pas aplikimit të taksës treshe në çmimin e naftës. Por do të sjellë edhe më pak të ardhura në arkën e shtetit. Zgjidhja që ofrohet, duke i kthyer bizneset e karburanteve në zyra të mbledhjes së taksave nuk ka shans t’i ndihë qeverisë as për të siguruar të ardhura për mbrojtjen e mjedisit dhe kufizimin e makinave të vjetra dhe as për krijimin e fondit të rrugëve për mirëmbajtjen e tyre”, - thekson BiznesAlbania. Madje, kjo organizatë thekson se moskonsultimi me sipërmarrjen apo ekspertët nuk reflekton respektimin e standardeve evropiane, sidomos në tregun e hidrokarbureve.