E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lotaria USA, procedurat per vizat

09/01/2012   LOTARIA AMERIKANE / Procedura e dokumentacioni për ata që janë në prag të marrjes së vizës

Intervistat për fituesit e 2012-ës

Adresat ku duhet të verifikoni nëse jeni përzgjedhur për pranimet 2012 e 2013-ës

Pranvera Kola

Aplikuesit e programit të lotarisë amerikane duhet të tregohen të kujdesshëm në verifikimin e statusit të tyre, ku mësojnë nëse janë shpallur fitues ose jo. Tashmë është zbardhur e plotë procedura që duhet të ndiqet nga aplikuesit e vitit të shkuar, të cilët janë në prag të intervistës për marrjen e vizës. Njëkohësisht janë shpallur edhe afatet se si do të njoftohen fituesit e vitit të ardhshëm nëse janë përzgjedhur apo jo. Ambasada amerikane ka përcaktuar edhe dokumentet që duhen dorëzuar në ditën e intervistës nga aplikantët e lotarisë së vitit 2012. Nëse më parë është përdorur lajmërimi me anë të postës dhe e-mailit, këtë vit gjithçka ndryshon. Ndryshimi është se tashmë të përzgjedhurit e lotarisë do të informohen për datën e intervistës vetëm pasi të kenë kontrolluar të dhënat e tyre në internet në seksionin kontrollin e statusit të të përzgjedhurit (Entrant Status Check) në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Takimi për fituesit e vitit 2012

Të përzgjedhurit e programit tё vizёs sё shumёllojshmёrisё DV-2012 do tё informohen pёr datёn e tyre tё intervistёs pёr vizё vetëm duke vendosur numrin e tyre tё konfirmimit, mbiemrin dhe vitin e lindjes nё kontrollin e statusit tё të pёrzgjedhurit (Entrant Status Check), e cila gjendet në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Aplikuesit janë kёshilluar tё kontrollojnë sa më shpesh kontrollin e statusit tё tё pёrzgjedhurit pёr tё mёsuar rreth caktimit tё datёs sё intervistёs pёr vizё. “Kjo ёshtё e vetmja mёnyrё qё tё njoftoheni pёr datёn e takimit pёr vizё. Ju nuk do të merrni njoftim me postё, shpeshherё as njoftim nёpёrmjet e-mailit.

Njoftimi i fituesve të vitit 2013

Periudha e regjistrimit për programin e lotarisë amerikane (DV-2013) ka mbaruar. Të gjithë të regjistruarit, duke përfshirë edhe ata që nuk janë përzgjedhur, mund të kontrollojnë statusin e tyre nëpërmjet kontrollit të statusit të të përzgjedhurit në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shteti, ku mund të zbulojnë nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur apo jo. Të regjistruarit duhet të ruajnë faqen e tyre me informacionin e konfirmimit nga koha e regjistrimit të tyre tё paktën deri më 30 qershor 2013. Informacioni mbi statusin për DV-2013 do të jetë në dispozicion në internet nga data 1 maj 2012 deri më 30 qershor 2013.

Kujdes nga mashtrimi

Burimet zyrtare të ambasadës paralajmërojnë aplikuesit e këtij programi vizash që të bëjnë kujdes ndaj e-maileve të mashtrimit, që kanë filluar të qarkullojnë prej kohësh nëpër adresat e internetit. Nëse keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e lotarisë amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin duhet të dërgoni një shumë të hollash në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK), me anë të postës, jo me e-mail, dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit. Qendra e përzgjedhjes nuk ju kërkon tu dërgoni para atyre, ambasadës amerikane apo ndonjë ambasade tjetër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me postë apo nëpërmjet shërbimeve si “Ëestern Union”.

Pasi tё jeni kontaktuar nga Qendra Konsullore Kentucky (këtu e tutje KCC) me datën e takimit pёr intervistë, ju duhet tё përgatitni dokumentet e mëposhtme, tё cilat do ti merrni me vete ditën e intervistës nё seksionin konsullor tё ambasadës amerikane në Tiranë.

Dokumentacioni i kёrkuar nga aplikantët e vizёs sё shumёllojshmёrisё:

1. Dëftesa e pjekurisë e shkollës së mesme dhe njё fotokopje tё saj si dhe diploma e shkollës së lartë dhe një fotokopje.

2. Certifikata e lindjes, jo certifikatë personale dhe duhet të jetë e lëshuar nga shteti ku ka lindur aplikanti. Nuk do tё pranohet certifikata shqiptare e lindjes pёr aplikantёt qё nuk kanё lindur nё Shqipёri.

3. Certifikata e martesës si dhe vendimi i gjykatës për divorcin apo certifikata e vdekjes. Nëse keni qenë tё martuar mё parё, përfshini prova të përfundimit të të gjitha martesave të mëparshme, qoftё pёr shkak tё vdekjes apo tё divorcit (si p.sh. certifikatë vdekjeje të bashkëshortit/es, vendimi përfundimtar i divorcit etj).

4. Vërtetim nga Ministria e Drejtësisë (dëshmi penaliteti) për të gjithë aplikantët mbi moshën 16 vjeç si dhe vërtetim nga gjykata e rrethit dhe prokuroria. Për të dyja rastet kur keni përdorur me shumë se një emër apo mbiemër vërtetimi duhet ti përfshijë të gjithë emrat dhe mbiemrat e përdorur, pёrfshirё mbiemrin e vajzёrisё.

5. Vërtetim nga policia e një vendi të huaj për personat mbi moshën 16 vjeç, të përkthyer dhe noterizuar në anglisht, në rastet kur keni më shumë se 6 muaj që jetoni në atë vend ose në rastet kur keni jetuar më parë më shumë se një vit. http://travel.state.gov/visa/immigrants/info/info_3195.html#police

7. Vërtetim ushtarak për të gjithë aplikantët meshkuj mbi moshën 18 vjeç.

8. Dokumente të tjera gjyqësore nё lidhje me ndryshimin e emrit apombiemrit, të

moshёs, birёsimit apo rasteve tё ngjashme, duhen dorёzuar ditёn e intervistёs.

9. Përkthimi. Nuk ka nevojë për përkthim e noterizim të dokumenteve në gjuhën shqipe të lëshuara nga autoritetet shqiptare. Vetëm dokumentet që nuk janë në gjuhën shqipe ose angleze duhet të përkthehen në anglisht dhe të noterizohen. Pёrjashtim bёjnё vendimet gjyqёsore qё duhen pёrkthyer. Të gjitha dokumentet duhet të jenë marrë nga zyrat përkatëse jo më parë se një vit nga data e intervistës.

10. Fotografia. Pavarësisht nga mosha, tё gjithё aplikantёt e vizave emigruese pёr nё SHBA duhet tё paraqesin njё fotografi me ngjyra tё papërpunuar me programe kompjuterike, me pёrmasa 5 cm x 5 cm, me sfond tё bardhё. Për më shumë detaje lexoni informacionin këtu: http://travel.state.gov/visa/temp/info/info_1287.html.

11. Prova e mbështetjes financiare. Formulari I-134 (Affidavit of Support). Një garanci

financiare origjinale (jo fotokopje as me e-mail) shoqëruar me fotokopje të pasaportës amerikane të sponsorit apo fotokopje të kartës së rezidentit të përhershëm të ligjshëm, taksat e vitit të fundit, formularët Ë-2 të vitit të fundit për të gjitha punët dhe vërtetim punësimi të lëshuar kohët e fundit,ose një transkript apo kopje të taksave të marrë nga IRS ëëë.irs.gov. Formulari I-134 gjendet në internet në adresën: http://ëëë.uscis.gov/.

Intervista

1. Pagesa. Lutemi tё vizitoni http://travel.state.gov/visa/temp/types/types_1263.html pёr informacion tё detajuar dhe tё pёrditёsuar rreth tarifave tё vizave emigruese. Ju do tё kryeni pagesёn nё ditёn e intervistёs tek arkёtari i seksionit konsullor. Pagesa bëhet vetёm me para nё dorё tek arkёtari i konsullatёs nё dollarё amerikanё ose lekё dhe është e pakthyeshme.

2. Raporti mjekësor. Pёrpara intervistёs pёr vizё tё gjithё aplikantёt duhet ti nënshtrohen vizitёs mjekёsore, e cila bëhet nga njё nga mjekët e autorizuar nga seksioni konsullor i ambasadёs amerikane në Tiranё. Pas intervistёs me oficerin konsullor, nёse dosja juaj ёshtё e plotё dhe ju tё gjendeni tё kualifikuar, viza juaj do tё lёshohet dhe do tju dёrgohet sё bashku me paketёn e vizёs me anё tё shёrbimit postar “Albanian Courier Service” nё qytetin tuaj tё banimit nё Shqipёri. Mos e hapni zarfin e vulosur nga ambasada, qё mban paketёn tuaj tё emigrimit. Ajo nuk duhet të ndryshohet dhe duhet ti paraqitet oficerit të emigracionit në pikën e hyrjes në SHBA e mbyllur së bashku me pasaportën me vizë dhe grafinë e rrezeve – X. Këto dokumente duhet të mbahen në një bagazh dore. Në pikën e hyrjes do tju duhet të plotësoni formularin e kartës për regjistrimin e të huajve (Alien Registration Card) (formulari I-551), ose i njohur ndryshe “Green Card” (Karta Jeshile). Kjo kartë do të postohet më vonë tek adresa në SHBA që ju keni paraqitur në dokumente gjatë intervistës. Ky është një dokument shumë i rëndësishëm, që do të shërbejë për të vërtetuar se keni leje për banim të përhershëm dhe ju jep mundësinë të qëndroni dhe hyni në SHBA pa vizë. Kur të jeni pajisur me Green Card (Kartën Jeshile), ju duhet të qëndroni jashtë SHBA-ve më pak sesa një vit, përndryshe do të humbisni statusin e rezidentit të përhershëm ligjor.

Si duhet të verifikoni datën se kur keni intervistën

Data juaj e takimit caktohet nga Qendra Kombёtare nё Kentucky (KCC), SHBA. Ju do tё njoftoheni pёr datёn e intervistës duke futur numrin tuaj tё konfirmimit nё kontrollin e statusit tё regjistrimit nё ëëë.dvlottery.state.gov. Vetëm pasi të jeni përzgjedhur, pasi tu jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet kontrollit të statusit të aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar procesi i rastit tuaj, vetëm atëherë mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga KCC-ja, që ju njofton të vizitoni kontrollin e statusit të aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj, si dhe pёr datёn e intervistës. Bёni kujdes tё mos bini pre e mesazheve mashtruese, qё mund tju kёrkojnё para. KCC-ja nuk do të kërkojë nga ju tu dërgoni para atyre, kësaj ambasade apo ndonjë ambasade tjetër të SHBA-ve me postë apo shërbime të tilla si “Ëestern Union”. Pёr mё tepёr informacion lutemi tё vizitoni faqen e internetit: http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv-fraud-info.html.

Çduhet të dini për të mos rrezikuar vlefshmërinë e vizave

Viza emigruese në përgjithësi është e vlefshme deri në gjashtë muaj nga dita e lëshimit të saj. Ju duhet të udhëtoni dhe të aplikoni për të hyrë në Shtetet e Bashkuara pёrpara se tё skadojё viza. Kjo zyrë do të bëjë çdo përpjekje që të përshpejtojë procesin. Gjithsesi, nёse do tё jetë e nevojshme, aplikantёve mund tu kërkohet tё kthehen nё seksionin konsullor edhe njё herё, apo tё dёrgojnё informacion apo dokumentacionin shtesë me postë. Për aplikantët e lotarisë DV afati i fundit i lёshimit tё vizёs është data 30 shtator e vitit fiskal. Pёr shkak tё numrit tё kufizuar të vizave qё mund tё lëshohen nga ky program, mund tё ndodhё qё vizat tё mos jenë tё disponueshme edhe pёrpara kёsaj date. Kjo ёshtë veçanërisht e vёrtetё pёr aplikimet që bëhen sa mё afёr datёs 30 shtator. (Për shembull: personat e zgjedhur për programin e lotarisë DV-2012 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2012 nga 1 tetori 2011 deri më 30 shtator 2012. Aplikantët duhet të pajisen me vizën e tyre ose të përshtatin statusin deri para fundit të vitit fiskal. Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë përzgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 shtator 2012 (fundi i vitit fiskal).

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›