E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Bekam i pavlefshem per Interin

Masimo Morati deklaron se kurre nuk do ta sillte Devid Bekamin te ekipi i Interit.

Presidenti i zikalterve komentoi levizjen e fundit te lojtarit anglez Devid Bekam drejt rivaleve te ekipit te tij, Milani. Mesfushori i kombetares angleze pritet te lere " LA Galaxy" per fanellen e kuqezinjve, ne muajin janar. Per kete levizje Morati deklaron: "Marreveshja e bere me Bekamin eshte pjese e filizofise se Milanit. Ky ekip ka bere te njejten gje edhe me Kristiano Vierin. Pastaj me Ronaldon dhe se fundmi me Ronaldinjon. Eshte kjo rruga, qe ka ndjekur per te rritur imazhin ne publik. Ne kemi zgjedhur nje tjeter filozofi per te ecur perpara, ne rrugen drejt titullit kampion" - perfundoi Morati.

Nderkohe, dje Devid Bekam foli per rikthimin e tij ne Seria A, nga Shtetet e Bashkuara. "Do te jete kenaqeei te luaj me nje ekip te madh si Milani. Kam luajtur me pare edhe me dy ekipe te medha, si Mancesteri dhe Real Madrid. Me Milanin luajne Maldini, Ronaldinjo, Pato dhe Sedorf. Ata jene nder lojtaret me te mire te botes," - tha Bekam.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›