E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani: Vjet Dinamo trukoi gjashte ndeshje

Presidenti i Partizanit, Albert Xhani ka pranuar pas humbjes se djeshme derbi, me Dinamon, se ekipi qe ai drejton po kalon momentet me te veshtira ne 10 vjetet e fundit. Presidenti i te kuqve per shkaqet e humbjes se fundit ne derbi nuk la pa kundershtuar gjykimin e ndeshjes, duke pretenduar se ishte i njeanshem. Gjithsesi, Partizani ne 8 ndeshje ka grumbulluar 5 pike dhe po kalon aktualisht momentet me te veshtira ne historine e tij 60 vjecare. "Nga beteja per mbijetese do te ndryshojme rrenjesisht, ne nje beteje tjeter, per te ndertuar nje ekip te madh,"- deklaroi Albert Xhani pas humbjes ne sfiden e se shtunes, Dinamo- Partizani. Por inati per humbjen e fundit ne ndeshjen derbi me Dinamon ka vijuar deri vone, ne debatet televizive. Per sa i perket ecurise se viteve te fundit presidenti i te kuqve ka akuzuar rivalet kryeqytetas, se kane fituar pa merite kampionatin e sezonit te kaluar. "Dinamo trukoi gjashte ndeshje per te fituar kampionatin e vitit te kaluar, keshtu qe e kemi pasur te veshtire, ne mos te pamundur te arrijme objektivat tane," - tha presidenti i Partizanit, Albert Xhani. Dinamo pas ndeshjes finale me Partizanin u shpall kampione e sezonin te kaluar. Ne ndeshjen e fundit diferenca e Dinamos karshi Partizanit ishte dy pike dhe Partizanit i duhet patjeter fitorja qe te dilte kampion. Edhe pse perballe 9 lojtareve (dy lojtare te Dinamos dolen me karton te kuq) Partizani nuk mundi dot te triumfoje dhe humbi mundesine me te mire per t'iu rikthyer titullit, pas 15 vjeteve. Per sa i perket sezonit te fundit dhe fitores qe siguroi Dinamo ne derbin e se shtunes, 2-0, ndaj Partizanit, reagoi direkt ndaj presidenti Xhani kapiteni i Dinamos, Arjan Pisha: "Dinamo luajti me 2 lojtare me pak dhe e mundi Partizanin, i cili ishte in-ekzistent ne fushe. Nuk ishte faji i Dinamos qe fitoi titullin" - u pergjigj Pisha, "me mire, te merresh me ekipin e Partizanit, pasi lojtaret e Dinamos e merituan titullin e nje sezoni me pare," - tha me tej kapiteni i Dinamos. Mbrojtesi i Dinamos deklaroi se edhe kete vit, ekipi me te cilin ai luan, i ka shanset qe te mbroje kuroren dhe madje do te luaje deri ne javen e fundit per permbushjen e ketij objektivi. Pas javes se 8-te te Kategorise Superiore, Dinamo ndodhet pese pike pas Tiranes, kryesueses se kampionatit.

Partizani i fundit me 5 pike

Partizani aktualisht ndodhet ne vend te fundit. Nje dite pas humbjes se te kuqve ne derbi me Dinamon, Bylisi i Ballshit fitoi ndaj Apolonise dhe eshte shkeputur tre pike nga Partizani qe mbyll tabelen e klasifikimit. Braktisja. Tifozet e Partizanit kane braktisur ekipin pas rezultateve te dobeta ne javet e para. Tirana, rivali i perjetshem, ndodhet ne krye dhe ka 13 pike me shume se Partizani. Nje diference e tille ne tete javet e para konsiderohet e pa papranueshme per te kuqte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›