Belgët dorëzojnë Behar Bajrin
Nga Gerti Xhaja
TIRANE -Belgët sjellin të mërkurën të fort in e Shkodrës, i cili dyshohet se në fillim të vitit 2005 të ketë organizuar një atentat ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ahmet Prençi dhe drejtorit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, Sokol Arapi, të cilët në atë kohë mbanin postet e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Policisë së Shkodrës. Behar Bajri, 28 vjeç, do të shoqërohet nga oficerët e INTERPOL Tiranës, të cilët të dielën e kaluar u njohën me vendimin e autoriteteve belge për të ekstraduar shkodranin. Këmbëngulja e Prençit dhe Arapit në zbardhjen e krimeve të vjetra të Bajrit, vëllait dhe grupit të tij, në atë kohë i vuri dy ish- titullarët e policisë së Shkodrës nën shënjestrën e Bajrit. Policia e arrestoi për një mal me akuza, ndërsa gjykata e nxori brenda 4 muajve edhe pse ishte kapur i armatosur. Ndërsa dy javë pas lirimit, Bajri u dënua me 9 vjet burg. Ky ishte motivi i atentatit, që fatmirësisht Bajri nuk arriti ta realizonte. Për t'i shpëtuar arrestimit nga blutë, të cilët në rrugë operative kishin mësuar për atentatin, Bajri ishte larguar jashtë vendit. 28-vjeçari është i dyshuar nga policia për të paktën 6 vrasje, mes të cilëve, bashkëshortja 16-vjeçare, një polic; përdhunime; tentativën e grabitjes së bankës së Shkodrës në vitin 2004, por dhe i dënuar për tjetërsim pasurie me dhunë. Arrestimi është kryer nga INTERPOL, për qëllim ekstradimi në qytetin Gent të Belgjikës. Në momentin e ndalimit nga policia belge, ai kishte një pasaportë të falsifikuar me gjenealitet me emrin Mitko Kamenov, ku kishte datëlindjen 25 maj 1978. Bajri konsiderohej person shumë i rrezikshëm. Lëvizte gjithnjë i armatosur dhe në të shtata herët që është kapur nga policia, ka qenë me armë me vete. Ndonëse arrestohej nga policia i armatosur dhe i dyshuar për krime të rënda, çuditërisht gjykata dhe prokuroria e lironin mjaft shpejt. Akuza më e rëndë për të ishte vrasja e policit Petrit Demiri, në Shkodër, krim për të cilin gjykata e dënoi vetëm me dy vjet burg Bajrin. Sipas policisë, beckgroundi kriminal i Bajrit fillon në 14 janar të vitit 1999, kur në lagjen "Dobraç" të Shkodrës, së bashku me kushëririn Ilir Bajri dhe Frederik Totajn, dyshohen të kenë grabitur me armë dy biznesmenë beratas. Po atë ditë, në lagjen "Vojo Kushi" të Shkodrës, të tre këta persona dyshohen se kanë vrarë dy vëllezërit Osman e Artur Alibali. Dy muaj më pas, në 21 mars të vitit 1999, së bashku me kushëririn Ilir Bajri tentuan të grabitin Arben Tuzin dhe vëllanë e tij, ku nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët mësohen të kenë plagosur njëri-tjetrin. Kurse në 15 shkurt të vitit 2001, në lagjen "Vasil Shanto", vritet Arben Tuzi, ndërsa dyshimet e policisë edhe sot bien mbi Behar dhe Ilir Bajrin. Ndërsa në 26 qershor të vitit 2002, vritet brenda në banesë Fabiola Bajri, 16 vjeçe, dhe bashkëshorte e Behar Bajrit. Familja e fshehu krimin duke u shprehur se ishte vetëvrasje, por nga hetimet e policisë rezultoi të ishte një ekzekutim për të cilin, i dyshuari i vetëm ishte Behar Bajri. Katër vjet më pas, në 18 gusht të vitit 2004, Behar Bajri akuzohet për përdhunimin e dy vajzave të mitura 14 dhe 17 vjeçe. Kurse në 27 shkurt të vitit 2007, Bajri u dënua me 9 vjet burg dhe 2 milionë lekë gjobë në mungesë për gjobëvënien ndaj një biznesmeni shkodran. Për këtë krim u arrestua dhe dënua edhe kushëriri i tij, Sead Rustemi.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)