Shpesh ndihesh sikur je askushi, por ky mbetet vendi im
A e duan Shqiperine shqiptaret? A janeshqiptaret nacionaliste?Si pergjigje mund dhe duhet te marresh po, por fatkeqesisht mund te marresh edhe jo. Ka shume shqiptare qe e duan vendin e tyre, qe e adhurojne Shqiperine qe e ndiejne ne gjak dhe ne shpirt, sepse pavaresisht plogeshtise, varferise dhe privimeve qe kane eshte toka e tyre, eshte atdheu, kombi i tyre.
Por me dhimbje them se jo rralle degjoj nga moshatare te mi qe thone: "Sikur mos të kisha lindur ne Shqiperi...", apo " Me mire te isha grek, italian, anglez.....".
Dhe mendoj: Kjo eshte vertet e shpifur. Te mohosh kombin tend, vendin qe te ka lindur e te ka dhene jetë, nuk është ndonjë veprim që nderon cilindo qoftë.
Ndoshta pamundesia per te realizuar ketu qofte dhe endrren me te thjeshte i ka mposhtur. Shqipëria është e vështirë: shpesh këtu ndihesh sikur je askushi. Por kjo eshte Shqiperia ime. E zhytur ne llumin e dokrrave, mashtrimeve, korrupsionit, krimeve, skamjes; Shqiperia e mungeses, e nevojes, Shqiperia e loteve, e dhimbjes, perbuzjes, mohimit, meshires. Por, është atdheu im, vendlindja ime.