E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunon faturistet e energjisë, arrestohet

Fier- Nuk ka qenë dakord të paguante shumën e parave, që i detyrohej KESH-it, për energjinë e faturuar dhe “inatin” ia ka nxjerrë dy faturisteve të energjisë.

Burimet e policisë së Fierit bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Arben Dafa, 36-vjeç, banues në fshatin Sheqishtë të këtij rrethi.

“Ai është arrestuar nga policia për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës”- thanë të njëjtat burime, duke sqaruar se ky shtetas ka dhunuar dy punonjëset e OSSH-së, që kanë qenë në detyrë.

Sipas policisë, punonjëset e dhunuara janë; N.K, banuese në Patos me detyrë arkëtare në Alb Post dega Fier dhe V.G, banuese në fshatin Zharzë, me detyrë faturiste e energjisë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa autori ka qenë tek arka për të paguar faturat. Por kur ka parë shumën që detyrohej, ka debatuar, duke pretenduar se nuk kishte harxhuar kaq shumë. Në debat e sipër, mësohet se ai ka goditur dy punonjëset, të cilat më pas kanë bërë denoncimin në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›