E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër, vrasjet e adoleshentëve, në shifra rekord

Një nga katër viktimat e vrasjeve në Londër këtë vit ka qenë adoleshentë, ndërsa policia përpiqet që të veprojë ndaj numrit në rritje të të rinjve që përfshihen në akte dhune.

Numri i viktimave arriti sot në 27 me vdekjen e Kreig Marshallit, i cili ishte gjallë deri pranë rajonit të policisë pasi u sulmua në Akton. Fqinjët thanë se ai ishte pjesë e një bande lokale dhe ishte përfshirë në një grindje të hershme me dy të tjerë. Dy djemtë, të moshës 20 dhe 21 vjeç, që besohet të jenë nga Sri Lanka, u arrestuan dhe u morën në pyetje nga policia.

Marshall është adoleshenti i 27-të i vrarë në Londër këtë vit, duke arritur një shifër rekord në këtë drejtim. Gjatë vitit të shkuar mbetën të vrarë 26 të rinj.

Masat e rrepta të marra, mijëra paund të shpenzuar kundër krimit nuk e kanë ndaluar vrasjen e adoleshentëve, që në fakt po rritet ndjeshëm nga 17 në 2006-n, 16 në 2005-n e 2004-n dhe 15 në 2003-shin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›