E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse iku Vetëvendosje?

Deputetët e Vetëvendosjes e lëshuan sallën e Kuvendit ditën kur votohej lejimi ose jo i mësim-besimit në shkollat publike. Mufail Limani thotë se Vetëvendosja u frikësua të pozicionohet në lidhje me këtë çështje. E, Burim Ramadani thotë se Lëvizja e Albin Kurtit nuk i kupton momentet historike. Nga Jeton Musliu më 31 gusht 2011 në ora 08:19

Burim Ramadani nuk i ka rënë pishman për fjalët e thëna për Vetëvendosjen e Albin Kurtit, ditën kur Parlamenti i Kosovës votoi për moslejimin e mësim-besimit në shkollat publike.

Një ditë më pas, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës rithekson se Lëvizja Vetëvendosje nuk i kupton momentet historike për vendin - siç ishte, sipas tij, votimi i së hënës për Ligjin për arsimimin parauniversitar.

Votimi i Ligjit për arsimin parauniversitar, ku ndodhej edhe një nen për lejimin e mësim-besimit në shkollat fillore e të mesme publike në vend, ishte një nga këto momente të rëndësishme, por në të cilën, Lëvizja Vetëvendosje nuk pranoi të marrë pjesë.

Në momentin kur duhej të votohej për këtë çështje, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje braktisën seancën, arsyen e së cilës e shpjeguan më vonë nëpërmjet një komunikate për media.

Sipas tyre, arsyeja e daljes nga salla ishte mënyra se si u procedua me një rend dite për t’i shqyrtuar 14 ligje në lexim të dytë, e për amendamentet në të cilat deputetët nuk ishin njoftuar fare më herët.

“Në kohën derisa po vazhdonte seanca e Kuvendit, ne si deputetë na vinin rekomandimet e komisioneve për ligjet për të cilat pritej të votohej, ndërkohë që një pjesë e këtyre ligjeve as që i kishin kaluar fare disa prej komisioneve të domosdoshme”, sqaroi Lëvizja Vetëvendosje.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›