Pse janë rishfaqur idiotë të tillë të rrezikshëm?
Dje kam parë një person të armatosur në ambientet e bar-kafesë së një prej hoteleve kryesore të Tiranës. Pinte kafe dhe koburen e nxirrte në pah që ta shihnin të tjerët.
Miku im me të cilin isha në tryezë, më tha të mos habitesha se ai kishte parë dy tre skena të tilla të ngjashme kohët e fundit.
Personi mund ët jetë edhe polic, por mbajtja e armës në atë mënyrë ishte një terror më vete.
Më kujtohjet që gjatë viteve kur drejtonte Berisha para 97-s, shihja me shumicë pamje të tilla, e ka pyetur veten Berisha pse idiotë të tillë të rrezikshëm shfaqen vetëm kur kemi atë në krye?