Jam optimist i semure, por gjithnje me kembe në Toke
Ratifikimi i anetaresise se Shqiperise në NATO nga Senati Amerikan është ngjarje me rendesi të madhe për Shqiperine, për vete peshen e rende që ka SHBA-ja në NATO dhe në krejt politiken boterore.
Veç mos të harrojme se anetaresia e plote e Shqiperise në NATO sigurohet vetem mbasi Parlamenti i fundit i vendeve anetare të NATO-s të ratifikoje këtë anetaresi. Mjafton qofte edhe nje vote kunder ketij ratifikimi që anetaresia të mos futet në fuqi.
Nuk ka asnje arsye reale e madhore që të ndodhe nje gje e tille, por është me rendesi të kuptohet nga lexuesit mekanizmi i anetaresimit. Jam optimist i semure, por gjithnje me kembe në Toke, realist i shendoshe.
Euforia e parakoshshme është zhgenjim afatgjate. Ndaj nuk lejohet asnje eufori sidomos për nje populi si yni me nje legjende filozofike si ajo e Rozafes ... Shihni vetem rastin e Maqedonise: mjaftoi vetem çeshtja e emrit që Greqia të vendoste veton dhe të mos lejonte anetaresimin e saj në NATO.