Dhuna, i dashur, duhet të denohet që të vendoset toleranca
Doja të bëja një replikë me autorin e letrës së djeshme “Komunizmi vdiq, të mos mbajmë peng brezin e ri”. Ju mund të jeni i ri dhe mbase i keni degjuar krimet dhe jo përjetuar, por ju keni sy për të pare që të demtuarit jetojne në skamje akoma ( në ish-fshatrat e sajuar për kampe), mund t’i shihni në qytete se ku jetojne e si jetojne.
Edhe ata në emigracion dallojne prej të tjereve sepse i kane shenjat e përsekutimit të pashlyeshme. Ti mund të shikosh sot nje zonje që është e veshur mire dhe ka marre diçka nga pronat e të pareve, por nderkohe që bisedon me të, menjehere kupton që ajo vuan akoma nga mania e persekutimit. Ajo vuan akoma dhe ka transmetuar edhe te te bijte po semundjen e manise se persekutimit.
Po të kishin lene në harrese, gjermanet pas luftes, ate që kaluan nuk do të ishin sot ata që jane. Ti e shikon që kampet e tyre jane lene ashtu e jane kthyer në muzeume. Prandaj edhe çifutet pas 40 vjetesh shkuan dhe e arrestuan R Hess, dhe e denuan 82 vjeçarin, kriminelin e fshehur në Amerikën Latine.
Ai interpretimi juaj që vendet e demokracive lindore kishin probleme me pushtuesit ruse dhe denuan bashkepuntoret nuk qëndron.
Ata në fillim denuan komunizmin dhe e bene me ligj, me pas denuan drejtuesit, bashkepunetoret, dhe aktivistet konkrete të dhunes. Nuk u dhane asnje të drejte drejtimi në shtet. Dhuna, i dashur, duhet të denohet që të vendoset toleranca e cila quhet sot demokraci. Ai ose pjella e atij që ka ushtruar dhune nuk ka se si të jete human, tolerant.
Demokraci nuk është vetem ekonomia e tregut e cila është kapur me shpejtesi prej isheve. Demokracia është shume me dimensionale. Prandaj ne do të vazhdojme të vuajme akoma “Bashkevuajtes-bashkefajtor”.