Pse japonezët u bënë aleatë me Hitlerin dhe pse ishin kundër komunizmit
Si Japonia zgjoi gjigantin e fjetur duke sulmuar Pearl Harbor-in
Përpjekjet Japoneze për Perandorinë, 1931 1945
Fryma e agresionit të ngadalshëm që po ngrihej Në Japoni lindi nga frustrimi përkundrejt një bote e cila po tregonte peshën e vendimmarrjes në favor të Perëndimit. Susan Townsend përshkruan se intensifikimi i kësaj ndjenjë çoi deri në sulmin në Pearl Harbor në vitin 1941.
Susan Townsend
BBC
Forca e ndërsyer
Kur ushtria japoneze Kwantung (gjithashtu e njohur si Ushtria Guandong) pushtoi Mançurinë në 18 shtator 1931, ajo ndërseu forcat ushtarake dhe politike që çuan deri tek sulmi në Pearl Harbor më 7 dhjetor 1941.
Së pari, Kriza Manchuriane post-pushtimit përfundoi me largimin dramatik të delegatëve japonezë nga Lidhja e Kombeve në vitin 1933. Ky ishte reagimi ndaj gjetjeve të Komisionit Lytton, i cili kishte pranuar ankesën e Kinës kundër agresionit japonez, duke lënë efektivisht Japoninë të izoluar nga bota. Megjithatë, deri në atë kohë, japonezët kishin arritur me sukses të shkëpuste Mançurinë nga pjesa tjetër e Kinës, duke krijuar shtetin marionetë të Manchukuo nën dinastinë e rrezuar Qing të perandorit Yi Pu.
Më tej në vitin 1937 një beteje e vogël mes trupave kineze dhe japoneze tek ura Marco Polo, afër Pekinit, çoi në luftën e pashpallur mes dy kombeve. Incidenti Kinez dhe krijimi i një Rendi të Ri në Azinë Lindore në vitin 1938 u dominua nga mendimi ushtarak japonez deri në verën e vitit 1940, kur shpallja e Sferës së ko-prosperitetit të Azisë së Madhe Lindore parashikonte zgjerimin e perandorisë së Japonisë në Azinë jug-lindore.
Cilat ishin forcat që shtynë Japoninë në këtë rrugë të pushtimit ushtarak në lindje, duke çuar përfundimisht në luftë me perëndimin dhe në një disfatë katastrofike?
Duke ndjekur Fuqinë
Pas restaurimit të dinastisë Meiji në Japoni ndodhën ndryshime masive – një periudhë radikale modernizimi – në vitin 1868, dhe që këtu u shfaq dëshira për pasuri, pushtet dhe prestigj, si një mënyrë e korrigjimit të imponimit të traktateve të pabarabarta që kishin qenë të vendosura mbi Japoni nga fuqitë perëndimore në të kaluarën.
Fitorja në Luftën Sino-Japoneze të viteve 1894-5 i dha gjithashtu Japonisë pikëmbështetjen e saj të parë të vërtetë në kontinentin e Azisë, duke e detyruar Kinën të njihte pavarësinë e Koresë dhe t’i kalonte Tajvanin (Formosa) dhe gadishullin Liaotung.
Megjithatë, Franca, Gjermania dhe Rusia, në “ndërhyrjen e trefishtë, protestuan se pushtimi japonez i Liaotung do të përbëjë një kërcënim të vazhdueshëm për Kinën, dhe detyruan një Japoni thellësisht të poshtëruar të braktiste gadishullin.
Një tjetër efekt i luftës ishte vënia në dukje e dobësive të Kinës, duke nxitur Shtetet e Bashkuara për të formuluar Politikën Open Door Dyert e Hapura – në vitin 1899 në një përpjekje për të parandaluar politikat ekonomike anti-konkurruese në Kinë. Por kjo nuk e pengoi rajonin të mbetej një prej rivalëve të fortë, me SHBA, Rusinë dhe Japoninë, të gjithë të përfshirë, duke çuar Japoninë të hynte në një aleancë me Britaninë në vitin 1902 për të kundërshtuar dominimin rus në rajon.
Tre vjet më vonë fitorja e Japonisë në Luftën Ruso-Japoneze të viteve 1904-5 habiti botën perëndimore, dhe inkurajoi disa nacionalistë aziatik (ata të cilët nuk kërcënoheshin direkt nga ekspansioni japonez) që të konsideronin Japoninë si lider natyror të rajonit. Traktati i Portsmouth, i cili i dha fund luftës, i lejoi Japonisë të dominojë Korenë dhe të siguronte një sferë të re të ndikimit në jug të Mançurisë. Ruajtja dhe forcimi i këtij pozicioni u bë një angazhim themelor kombëtar.
Kërcënimi i zgjerimit të mëtejshëm japonez në Kinë solli Japoninë në konflikt me Politikën e Dyerve të Hapura amerikane, por i ashtuquajturi borxhi i gjakut i kushtueshëm i luftës ruso-japoneze bëri të vështirë edhe për më të moderuarit në Japoni të mendonin për një kthim tek pozitat e paraluftës, pavarësisht nga presioni amerikan.
Perandori e lindur në det
Gjërat nuk lëvizën në mënyrë të konsiderueshme deri kur, pas aneksimit formal të Koresë në vitin 1910, Japonia ktheu vëmendjen e saj në Nan’yo-Gunto – ose ishujt e Detit të Jugut. Prania e Japonisë në detet e Jugut dikur kishte qenë i kufizuar tek një shumëllojshmëri tregtarësh japonez dhe aventurierëve. Por gjatë Luftës së Parë Botërore ka pasur një ndikim të angazhimeve në biznes ose atyre ushtarake – veçanërisht e interesuar ishte marina – e cila pretendonte një shtrirje drejt jugut (nanshin) më tepër sesa një avancim verior (hokushin) i cili favorizohej nga ushtria. Ata e bënë të qartë se nëse Japonia do të zhvendosej në Paqësorin e Jugut dhe Azinë Jug-Lindore, do të bëheshin të disponueshme burime të bollshme natyrore.
Kështu, pas bashkimit me aleatët fitimtarë në Luftës së Parë Botërore, Japonia iu dhanë territoret aziatike që I përkisnin Gjermanisë koloniale nën një mandat të Lidhjes së Kombeve. Territoret përbëheshin nga Tsingtao, në Gadishullin Kinez Shantung, dhe ishujt nën ish-kontrollin gjerman në Mikronezi.
Në kohët e fundit u duk se traktatet e pabarabarta dhe ndërhyrja e trefishtë kishte qenë hakmarrja – Japonia ishte lejuar të bënte pjesë e klubit të madh të pushtetit, dhe tani për tani ajo ndihej e sigurt. Megjithatë diskutimet mbi zgjerimin e mëtejshëm nuk gjetën me zë.
Situatë bllokimi
Deri në fund të viteve 1920 udhëheqësit japonezë përgjithësisht mbështetën idealin dhe praktikën e liberalizmit ekonomik. Përpjekjet e tyre për të integruar ekonominë japoneze në një rend botëror liberal, megjithatë, u ranë në frustrim në fillim të viteve 1930, kur ekonomitë perëndimore në depresion vendosen barriera për tregtinë japoneze për të mbrojtur tregjet e tyre koloniale.
Shumë japonezë besonin se struktura ndërkombëtare e paqes mishëruar në Lidhjen e Kombeve favorizonte kombet perëndimore që kontrollonin burimet botërore. Për më tepër, në perëndim kishte vepruar me hipokrizi duke bllokuar emigracionin japoneze nëpërmjet ligjeve të emigracionit anti-aziatike në vitet 1920.
Si pasojë, në Japoni filluan të dalin idetë e një federate të Azisë Lindore ose një organi kooperativ, bazuar në idealet tradicionale të vëllazërisë universale pan-aziatike (Hakko ichiu – tetë qoshet e botës nën një çati) dhe një retorikë liberacioniste Azia për aziatikët.
Agresioni japoneze në Mançuri në vitin 1931 ishte në këtë kontekst, dhe ishte i justifikuar në bazë të argumentit Manchurian-Mongolez të “litarit të shpëtimit” – ideja se ekonomia e Japonisë u bllokua. Tre faktorë që krijuan këtë bllokim morën përmasa të mëdha – mungesa e lëndëve të para në Japoni, popullsia japoneze po zgjerohej me shpejtësi, dhe ndarja e botës në blloqe ekonomike.
Krizat politike
Izolimi në rritje jashtë Japonisë u përkeqësua nga kriza politike në vend. Kryeministri Inukai Tsuyoshi, u vra në maj të vitit 1932 nga ekstremistët e krahut të djathtë. Partitë politike mbijetuan, por ishin jashtë pushtetit, dhe Kabinetet Kombëtare të Unitetit përfunduan premtimin për demokraci të viti 1920.
Pas një tentative grushti shteti më datë 26 shkurt 1936 “Uniteti Kombëtar” anonte drejt fuqisë më të madhe ushtarake brenda shtetit. Më tej, ç’është më e rëndësishmja, në maj të atij viti, një rregull që vetëm oficerët në shërbim mund të bëheshin ministra ushtarake u rivendos. Kjo i dha ushtara