E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse Murinjo fitoi me Interin dhe Çelsin dhe pse po dështon tani

Vështrim analitik mbi disa dukuri të futbollit të sotëm ndërkombëtar
FITOJNE SKUADRAT, APO TRAJNERET?
 
Nga Skifter Këlliçi
Boston, SHBA

Skifter KelliciGazetari, komentatori sportiv dhe shkrimtari, Skifter Këlliçi, na ofroi këtë shkrim të gjatë rreth disa prej problemeve të mprehta të futbollit në botë, të cilat, në një mënyrë, a në një tjetër, prekin edhe futbollin tonë. Në shkrim mund të ketë edhe pika të diskutueshme. Sidoqoftë po e botojmë.

Vijon nga numri i kaluar

Pjesa e dytë

Milani është një skuadër të cilin e Ançeloti e la jetim në verë të vitit 2009. Kur Berluskoni dhe krahu i tij i djathtë, Galiani, parapëlqyen Leonardon si trajner në vend të tij, shumë kush mbeti i habitur. Dhe kjo sepse Leonardo mbahej mend si një ndër futbollistët më të mirë të kombëtares braziliane, kampione e botës më 1994, nënkampione më 1998, dhe ndër mesfushorët më të mirë të Milanit më 1993-2001 dhe 2002-03. Por jo më shumë. E mori Milanin e përvuajtur në vendin e tretë, ku e kishte lënë Ançeloti, me 74 pikë, aq sa Juventusi në vendin e dytë, me golaverazh më të mirë dhe 10 pikë më pak se Interi, kampion, dhe e shpuri… po në vendin e tretë, por këtë radhë me 70 pikë, 10 më pak se Roma, nënkampione dhe 12 gjithashtu më pak se Interi, kampion,por me një nivel më të mirë loje, që premtonte për sezonin e ardhshëm, ndonëse pati thuajse po ata a lojtarë që kishte aktivizuar Ançeloti: Didën, Abiatin, Abaten, Xambrotën, Tiago Silvën, Jankulovskin, Antoninin, Flamininë, Inzagin, Pirlon, Sedorfin, Ambrozinin, Ronaldinjon, Paton, Inzagin…, por më lojë me premtuese për kampionatin në vazhdim. Por çuditërisht Presidenca nuk mbeti e kënaqur me Leonardon dhe vendin e tij e zuri… Alegri, trajner i Kaliarit, i cili, çështë e vërteta, ishte shquar në këtë skuadër, me gjithë hipje-zbritjet që karakterizojnë skuadrat e Jugut, pa yje vezulluese, si shumica e skuadrave të Veriut me shumë të tilla.
Dikush mund të thotë: Po, vërtet trajner i një skuadre të vogël, por ama e shndërroi Milanin… Ashtu është, por të mos harrojmë se sot Milani, veç lojtarëve të mësipërm kishte në radhët e veta tre lojtarë të shquar sulmues: Ibrahimovicin, Robinjon, Boatengun, që nisën ti bënin një ritushim të dukshëm portretit disi të mplakur të kësaj skuadre. Dhe po të shtojmë Kasanon, dhe Paton, i rikthyer pas dëmtimeve të shumta, kuptohet se Milani pati një sulm për tu pasur zili. Dhe në sezonin 2010-2011, i drejtuar prej Alegrit, fitoi kampionatin italian.

Atëherë bëj përsëri pyetjet: ishte Alegri që po e ngriti Milanin, apo blerjet shumëmilionëshe. A do të kishte këtë ngritje kjo skuadër pa lojtarët që përmendëm?
Mirëpo sezonin e kaluar Milanikaloi një periudhë të pakëndshme, pasi u detyrua tia linte kurorën Juventusit. Po kështu ndodhi edhe këtë sezon që sapo përfundoi përsëri me fitoren e Juventusit. Pas një fitoreje skandaloze 2-1 në pesë minutat e fundit me Sienën që udhëhiqte 1-0, Milani zuri vendin e tretë dhe mezi arriti të fitojë të drejtën për një vend në Champions League.
Është po ai Alegri i dy viteve të para. Tani kritikohet dhe mund të largohet. Doemos pa Ibrahimoviçin, Tiagon po edhe pa Kasanon që u këmbye me Pacinin, ndonëse skuadra u përforcua me Zapatën, Niagun, Konstantit, të tërë të huaj Milani nuk mund të jetë ai që ishte. E pra faji në këtë mes nuk është tërësisht i Alegrit

Le të përfytyrojmë një çast sikur nga Reali të largoheshin Ronaldo, Ramosi ose edhe Alonso dhe nga Barcelona Mesi, Pikeja, Ksavi
E shoh me vend të shtoj edhe raste të tjera që karakterizohen nga kjo dukuri e çuditshme skuadër-trajner, të paktën në futbollin evropian.
Ranieri në sezonin 2009-10 drejtoi Juventusin. Por skuadra, edhe pse me dëmtime, vazhdonte, të mbante vendin e tretë. Mirëpo edhe paria juventine, ashtu si paritë e klubeve të tjera që kam cituar, nuk duroi dhe dy javë para mbarimit të kampionatit, e pa të udhës ta largonte!
Më 2 shtator të vitit 2009 Ranieri u ftua nga drejtuesit e Romës që të merrte drejtimin e saj. Kishte ndodhur një e papritur. Trajneri i kësaj skuadre, Spaleti, i rrahur me vaj dhe me uthull me këtë skuadër pas dy humbjesh radhazi me Xhenovën dhe Juventusin, ndonëse nuk kishte marrë ndonjë ultimatum nga drejtuesit e klubit se, po të vazhdonte kështu, do të ndodhte ajo që ka ndodhur në këto raste me trajnerë të tjerë, dha dorëheqjen. Por, për çudi me Romën, skuadrën e qytetit ku ka lindur, Ranieri e ndjeu veten si peshku në ujë.

Kështu, Ranieri dështak me Juventusin, papritur u bë hero në Romë, ku skuadra e tij mundi më 28 mars 2009 Interin dhe me një pikë më shumë udhëhiqte kampionatin. Dhe, sikur më 25 prill të atij viti të mos humbiste para tifozëve të vet në Stadiumin Olimpik me Sampdorian 2-1, kur e mbylli pjesën e parë 1-0, ajo do të ishte shpallur kampione e Italisë.
Sidoqoftë, vendi i dytë, pra nënkampion, nuk mund të thuash se nuk qe vetëm arritje e Ranierit, para disa muajsh i larguar me bardhëzinjtë e Del Pieros dhe Bufonit. E pra ai punoi njëlloj me të dyja skuadrat!

Tani Ranieri është trajner i skuadrës së principatës së Monakos që mban të njëjtin emër Monako, e cila sapo që u ngjit në kategorinë e parë të kampionatit francez. Ajo përbëhet nga një konglomerat lojtarësh nga shumë vende të botës dhe tani drejtuesit e klubit synojnë të fusin në thes Falkaon e Atletiko Madridit, të cilin e kanë në shënjestër edhe klube të tjera. Nuk është çudi që kjo skuadër ashtu si Pari Sen Zhermeni të ngrihet e të futet enë elitën e skuadrave më të mira të Evropës.
Falë Ranerit, apo këmbëve të huaja?
E njëjta dukuri si me Ranierin ndodhi me trajnerin italian, Spaletin. I papunë deri në shtator të viti 2010, ai u ftua nga Zeniti i San Petërsburgut në Rusi. Dhe atje me këtë skuadër arriti të fitonte dy kampionate radhazi dhe këtë vit u rendit i tretiPo ky Spalet! Përse? Sepse gjeti në radhët e kësaj skuadre, as shumë dhe as më pak, por 12 futbollistë të huaj nga 25 të regjistruar: brazilianë, serbë, sllovakë, italianë, hungarezë, belgë, por edhe sepse futbollistët e Romës, nën drejtimin e tij, për arsye nga më të ndryshmet, siç ndodh jo rrallë në sport, nuk luajtën mirë në fillim të kampionatit 2009-10, ashtu siç kishin luajtur po me këtë trajner vite më parë, ashtu si edhe futbollistët e Juventusit të cilët, edhe pas largimit të të Ranierit nuk ngritën dot kokën dhe përfunduan atë sezon në vendin e shtatë.

Meqë ndodhemi në Rusi, po u kujtoj lexuesve se sot protagonistë të kampionatit të këtij vendi janë dy skuadra krejt të padëgjuara vite më parë: Anzhi e Dagestanit, ku luan kamerunasi Eto, i cili ka një kontratë trevjeçare ose më mirë prej 20 milonë eurosh në vit, me trajner holandezin Hidink, u cili edhe ai paguhet thuajse aq sa Eto-ja, dhe Tereku, skuadër e Çeçenisë. Arsyeja është e thjeshtë; në krye të tyre janë përkatësisht Ramzan Kadirovi dhe Sulejman Kerimovi, dy multimliarderë që kanë blerë për skuadrat e tyre plot futbollistë të njohur rusë dhe të huaj.
Dhe ja pas përfundimit të kampionatit rus, Anzhi zuri vendin e tretë dhe Tereku të pestin. Njëra skuadër e Degestanit dhe tjetra e Çeçenisë .
Një kuriozitet për të qeshur: Anzhi, ndonëse skuadër e Mahackalasë, kryeqytetit i Dagestanit, në brigjet e Kaspikut, është vendosur në Moskë. Me Eto-n dhe trajnerin holandez Hidink në krye, zbarkon me avion special në stadiumin e këtij qyteti vetëm kur ka ndeshje sipas kalendarit të kampionatit rus. Dhe me të mbaruar ndeshja, po me këtë avion special kthehet përsëri në Moskë. Po kështu kur zhvillon ndeshje në qytete të tjera të Rusisë. Për tifo

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›