E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse kjo qeveri, duhet të largohet

Tani të njëjtët njerëz na servirin vepra gjigande, që kërkojnë që ne të bëjmë investime të papërballueshme nga xhepat tanë. Vetë kryeministri para disa muajsh deklaroi se para disa muajsh ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë italiane për ndërtimin e një centrali bërthamor. Dje qeveria italiane nënshkroi një marrëveshje për një central bërthamor me Rusinë, pra kjo ishte vetëm gënjeshtra e radhës

Nga Rudina Seseri

Deputete e PS

Ne jemi mbledhur të gjithë sot këtu në mbështetje të kolegëve deputetëve grevistë dhe qytetarëve që janë brenda në këtë grevë, për të njohur të drejtën tonë të votës së lirë.

Jo vetëm për të njohur të drejtën tonë të votës së lirë, por edhe për shkak se ekonomia shqiptare po keq menaxhohet, pasuritë po shpërdorohen, buxheti i shtetit po përvetësohet nga korrupsioni. Ndërkohë qeveria mban një qëndrim të papërgjegjshëm ndaj krizës ekonomike, varfërisë dhe papunësisë së të gjithë shqiptarëve.

Nuk është harruar ende rasti i turpshëm i piramidave që e kanë njollosur keq vendin. Që në çdo vend tjetër perëndimor, do të kishin nxjerr para ligjit jo vetëm nëpunësit e të gjitha niveleve të përlyer në piramida, por edhe qeveritarët, jo më të guxonin të ishin ata që menaxhonin sot vendin.

Tani të njëjtët njerëz na servirin vepra gjigande, që kërkojnë që ne të bëjmë investime të papërballueshme nga xhepat tanë. Vetë kryeministri para disa muajsh deklaroi se para disa muajsh ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë italiane për ndërtimin e një centrali bërthamor. Dje qeveria italiane nënshkroi një marrëveshje për një central bërthamor me Rusinë, pra kjo ishte vetëm gënjeshtra e radhës.

Vetë kryeministri ka deklaruar se qeveria do të investojë në ndërtimin e boshtit të jugut, ndërkohë që para disa ditësh i njëjti kryeministër deklaroi se qeveria do të investojë në hekurudhën e vendit. Ndërsa para dy ditësh ai nënshkroi me Italinë dhe me homologët e Ballkanit, një marrëveshje për ndërtimin e korridorit të 8-të, që është perndikular me boshtin e jugut, pra në konflikt me të.

Të gjitha këto janë mashtrime, janë pa asnjë studim, janë pas asnjë ide për koston. Dhe si rezultat vendi më i varfër i Evropës paguan sot 15 milion euro për çdo kilometër rrugë që ndërtojmë.

Sindromi i gjingandizmit është një sindrom i pastër populist, diktatorial. Qeveritarët deklarojnë se Shqipëria do të bëhet një superfuqi energjetike, superfuqi çimentoje, superfuqi turizmi, pa asgjë të studiuar, të shkruar pas asnjë llogaritje, pa dëgjuar asnjë mendim nga ekspertët. Ndërkohë që një TEC me qymyr në Durrës apo në Vlorë, një portë nafte përsëri në Vlorë, dy fabrika çimentoje në Krujë dhe në Fushkrujë, apo dhe një në Shkodër, janë të mjaftueshme që në Shqipëri të mos shkel asnjë këmbë turisti.

Këto gjingantizma servilen kur ekonomia shqiptare është në gjendje të mjerueshme. Ku shqiptarët përballen me një mos zhvillim industrial, me një bujqësi të pazhvilluar dhe të neglizhuar thellësisht nga politikat publike, me biznese të frenuara e gati të falimentuara, me eksporte të papërfillshme, me keq menaxhim e përvetësim të fondeve publike.

Të nderuar bashkëqytetar, vendi ynë i ka të gjitha mundësitë për të njohur votën e lirë dhe për të qenë një vend me ekonomi të zhvilluar. Me kusht që të menaxhohet mirë, me njerëz të aftë, me misionarë të ekonomisë së tregut, që nuk janë peng e të kaluarës së tyre komuniste. Qeveria e sotme ka dëshmuar që është e pa aftë në përmbushjen e këtyre kritereve, dhe vazhdon të besoj si dikur gjatë periudhës komuniste, se gjithë bota duhet të marrë shembull prej asaj, duke harruar se këtë përrallë nuk e beson më askush, as brenda e sa jashtë vendit.

Prandaj kjo qeveri e paaftë, duhet të largohet.

(*) Pikëpamjet e shprehura, janë qëndrime personale të autores

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") atdhetari - koment |03/05/2010 13:54:39 o mergimtar zvicre mos te duket gje shqiperia si bank e botes ku te gjith jetojn
te lumtur e me barkun plot fale sales?paskeni mbetur demokrat me mesimet e
enverit .s'duet te flasim s'duet te protestojm se sala thot qe s'na heqin vizat.
hajde budallej hajde. ikni mesoni c'do te thote demokraci pastaj shkruani ndonje
mendim si ta shpiem vendin perpara.populli s'ka buke te haje po flasin te gjithe
me vete fale rritjes ekonomike te sales. kurse ky po lodh trapin jemi ne nato
liroen vizat e kujt po i rruet.sa vende pune ke krijuar ne 5 vjet qeverrisje kjo
i intereson popullit derr malok! Komentoje 0 0 arjani - specie ne zhdukje |03/05/2010 05:14:30 kta kriminela socialkomunista nuk dojn me dit per cmim por me cdo kusht dojn
pushtetin edhe sikur ta perserisin 97.mjer populli per kto legena far e keqe. Komentoje 0 0 Mergimmtari nga Zvicra |03/05/2010 02:32:18 Ju qenkeni aq të uritur për pushtet saqë qenkeni në gjendje edhe jetën
të
sakrifikoni për atë! Nuk shihni sa dëm i bëni Shqipërisë, kjo nuk
ju
intereson fare! Ikni se jeni pjellë e dobët njerëzore ju socialistët
(lexo anarkistët) e Shqipërisë. Komentoje 0 0 rigon - kolloqife |02/05/2010 23:58:27 putanat din te flasin bukur por arron se ne partin socialiste jan ne krye
kriminelet evendit si ruci malaj gjinushi me kompani qe i vun flaken shqiperis
ne 97 Komentoje 39 2 Mergimmtari nga Zvicra - Nuk keni të drejtë! |03/05/2010 02:30:52 Ju qenkeni aq të uritur për pushtet saqë qenkeni në gjendje edhe jetën të
sakrifikoni për atë! Nuk shihni sa dëm i bëni Shqipërisë, kjo nuk ju
intereson fare! Ikni se jeni pjellë e dobët njerëzore ju. Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/opinion/103-opinion/21774-pse-kjo-qeveri-duhet-te-largohet-';var JOSC_autopublish='1';

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›