E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse mendoj që vdekja nuk është asnjëherë drejtësi

Asnjë person nuk u dënua me vdekje dhe nuk u ekzekutua në Europë, në vitin 2000. Kjo është Europa e shteteve që formojnë Këshillin e Europës. Kjo nuk ishte ndonjë shmangie apo gabim nga politikat tradicionale shtetërore të vrasjes së personave, që janë shpallur fajtorë për krime veçanërisht të urryera, në emër të drejtësisë.

Ajo ishte një arritje e ndërgjegjshme, e fituar përmes viteve pune të vështirë. Drejtësi, hakmarrje, një sy për një sy, parandalim! Këto kanë qenë justifikimet dhe arsyetimet e mbështetura prej kohësh për kryerjen e ekzekutimeve. Po nëse dikush do të ekzekutohej “gabimisht” në vend të një tjetri? Një e keqe e padëshirueshme do ishte e dënueshme nga drejtësia, por e nevojshme për të qetësuar frikën e njeriut të zakonshëm që respekton ligjin se, ata që janë të përfshirë në krime mizore, do të ndëshkohen dhe për të ripohuar kështu autoritetin që i është dhënë shtetit?

E mira e shoqërisë është më e rëndësishme se sa individi dhe disa herë ndodhin gabime? Dënimi me vdekje gjithnjë ka qenë dhe do të jetë një çështje emocionale, që ndez pasionet e njerëzve në të gjitha vendet, sidomos në prag të një vrasjeje, veçanërisht rrëqethëse, apo të një sulmi terrorist. Lëreni mënjanë emocionin dhe tronditjen e momentit .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›