E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis ndertimi i aksit Sarande-Butrint

SARANDE- Per te shkuar ne qytetin antik te Butrintit, udhetimi eshte sfilites. Shkak eshte rruga kombetare pothuajse e shkaterruar teresisht dhe plot gropa. Aksi eshte nje kalimesh dhe i rrezikshem, per automjetet e udhetaret. Njekohesisht nje nga rruget me fluksin me te madh te levizjes, pasi vec Butrintit, ne kete segment kalojne mjete te shumta per ne shtetin fqinj, Greqi. Por aksi Sarande-Butrint nuk do te jete me rruga e vdekjes, e mbushur me lapidar ne cdo kilometer, pasi prej dy ditesh ne te kane nisur punimet per zgjerim dhe asfaltim. Ekskavatoret e pare kane dhene sinjalin e investimit te madh per zgjerimin e rruges, investim qe do ta gjeje te perfunduar vera e vitit 2010.

Pas perfundimit te projektit dhe tenderimit, punimet kane nisur prej vendit te quajtur "Kanali i Cukes". Ekskavatoret qe kane nisur germimin per zgjerimin e saj, kane qene sinjali i pare. Mjetet e renda te firmes "Gjikuria" e "Arti", sipermarrese te punimeve qe do te kryhen ne lotin e pare, me gjatesi 7 km, kane nisur nga puna. Investimi kap vleren e 1,1 miliarde lekeve dhe projekti eshte i ndare ne dy lote me nga 7 km secili, qe do te angazhojne 4 firma ndertimi. Rikonstruksioni do ta coje gjeresine e rruges se rrezikut, ne 8 metra, nderkohe qe ndertimi i saj do te shoqerohet edhe nga 20 mije m2 trotuare, si dhe me ndricim ne zonat e banuara. Zgjerimi i rruges Cuke-Butrint do te kerkoje qe ne te dy lotet e saj, te kryhen 250 mije meter kub germime, kryesisht ne terren shkembor.

Investimi do te permiresoje edhe aksin ne Uren e "Kanalit te Cukes", e cila aktualisht eshte shume e ngushte. Pas ndertimit, ura e ndertuar 50 vjet me pare, do te jete 38 metra e gjate dhe 10 e gjere, si dhe zhvendosja e saj do te behet brenda vitit 2009. Rruga e Butrintit pritet te rrise ndjeshem fluksin e vizitoreve, te vendit dhe te huaj ne nje nga objektet me te rendesishme te UNESKO-S, Butrintin antik, ne ndihme te turizmit kulturor.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›