Rreh gruan per vdekje, arratiset shoferi i furgonit
Nje 36-vjecare nga fshati Armen i Vlores, eshte rrahur per vdekje nga bashkeshorti qe eshte kthyer ne banese ne gjendje te dehur. Ngjarja ka ndodhur ditet e para te muajit qershor te ketij viti, ndersa policia nuk ka mundur ende te ndaloje te dyshuarin Maksim Hodaj, 40-vjec, i cili punonte si shofer furgoni ne linjen Armen-Vlore. Tre femijet e ciftit kane qene deshmitare te ngjarjes monstruoze, ku Irena Hodaj eshte perplasur pas muri nga bashkeshorti pasi e kishte kritikuar per kthimin vone ne shtepi dhe dehjen me alkool. Policia kreu hetimet dhe mori ne pyetje femijet deshmitare, qe treguan se mes prinderve ka pasur nje debat te ashper dhe ne kete moment babai i tyre, ka goditur pa meshire 36-vjecaren. Ekspertet thane se vdekja ka ardhur pas nje plage ne pjesen e pasme te kokes, pasi i dyshuari e ka shembur per muri. Cifti kishte tre femije, vajzen 13-vjecare, djalin nje vit me te vogel dhe nje tjeter, foshnje 8 muajsh.