E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, gjendet gruaja e humbur ne Tirane

Nje grua e zhdukur ne rrethana te paqarta nga familja ne Tirane, gjendet ne Elbasan tek te afermit e saj. Sherbimet e policise se Komisariatit Elbasan kane identifikuar dhe kapur Myzejen M., 46 vjece, me banim ne kryeqytet, e cila ishte shpallur ne kerkim pasi qe nga data 18 qershor e ketij viti, ishte denoncuar si e humbur nga familjaret e saj. Policia e Tiranes ka shperndare foton e gruas dhe Policia e Elbasanit, e gjeti tek te afermit ne kete qytet pas kontrolleve te ushtruara. Ende nuk behen te ditura shkaqet e largimit te gruas, por dyshohet per mosmarreveshje ne familje.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›