E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapet cifti shqiptar me 3 kg kokaine

Karabinieret italiane te Peruxhias, arriten te vinin ne pranga mengjesin e djeshem nje cift te rinjsh shqiptare dhe sekuestruan 3 kg droge e dyshuar si kokaine, qe ishte fshehur ne makinen ku te dyshuarit udhetonin. Lajmin e bene te ditur mediat vendase, qe iu referuan policise. Te ndaluarit jane 32-vjecari S. A., dhe nje vajze 25-vjecare, emri i te ciles nuk u publikua. Droga u gjet ne serbatorin e makines tip "Ford Focus" me targa spanjolle. Cifti kishte shfaqur shenja nervozizmi ne momentin e kontrollit dhe kjo coi policine ne dyshime, qe bllokoi edhe 2200 euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›