Pse nuk duhet të sulmohet Irani?

Një vit ka rrjedhur në kalendar, që kur presidenti amerikan, Barack Obama i bëri Teheranit ofertën revolucionare që përkoi me vitin e ri iranian, për të ndërtuar një marrëdhënie të re respekti mes dy vendeve. Sot Irani është një vend i ndryshuar, mund ta themi këtë. Regjimi është vënë seriozisht në vështirësi dhe në pikëpyetje nga Lëvizja e Gjelbër (e lindur nga kontestimi i Ahmadinejadit në zgjedhjet e qershorit 2009). Por tensionet 30-vjeçare që paralizojnë marrëdhëniet me SHBA-në, janë gjithnjë aty. Skifterët e luftës në Uashington po e shtyjnë Obamën që t’i deklarojë luftë Iranit, për të shpëtuar presidencën e tij. Para se këto daulle lufte ta ngrenë edhe më lart zërin, ja dhjetë arsye pse nuk duhet hedhur ky hap fatal:
1. Ultrakonservatorët iranianë mund të mbijetojnë vetëm falë izolimit të vendit të tyre. Të ndërtosh një dialog të qëndrueshëm me Iranin e sotëm, nuk është një gjest sabotues për Lëvizjen e Gjelbër. Të dy gjërat duken madje se ndihmojnë njëra-tjetrën. Obama duhet ta denoncojë valën e represionit dhe dhunën e vjedhjet që shpërthyen në Iran. Ai duhet të mbështesë hapur të drejtën e iranianëve për të protestuar ndaj regjimit. Një vit politikë e këtij tipi na ka çuar më larg sesa shtatë vjet të humbura duke sulmuar këtë vend me propagandë, si “vendin e boshtit të së keqes” (formulë e presidentit Bush).
2. Reagimi iranian ndaj dorës së shtrirë të Obamës ka qenë i çrregullt. Na kujtohen negociatat e Gjenevës në tetor 2009, kur u ra dakord që Irani t’ia jepte një vendi të tretë uraniumin ende jo të pasuruar, për të marrë në shkëmbim uranium të pasuruar në masën 20 %, në mënyrë që të furnizonte një reaktor për kërkime shëndetësore. Dështimi i këtij akordi e zhgënjeu thellë Obamën dhe këshilltarët e tij kryesorë. Sipas Iranit, ideja akoma nuk konsiderohet e “varrosur”. Historia duhet parë me kujdes, por objektivi për të hequr nga duart e Iranit uraniumin e varfëruar dhe për ta vënë në duar të sigurta - japoneze, më saktë – kërkon një elasticitet të madh nga ana e administratës amerikane.
3. Politika e bindjes me anë të presionit është një armë efikase. Siç e ka përcaktuar edhe sekretarja Clinton, Shtetet e Bashkuara duhet të ndërtojnë një “çadër mbrojtëse” për vendet mike të Gjirit Persik, të cilat janë shumë të shqetësuara nga programi bërthamor iranian. Vërejtja me vend e sekretarit të Mbrojtjes, Robert Gates është kjo: “Skenari i vetëm i mundshëm që të fitosh mbi një Iran ende të paarmatosur me arsenal bërthamor, është që vetë Irani të kuptojë se nëse i posedon këto armë, siguria e tij do të jetë më e dobët”. Dhe mënyra më e mirë për ta arritur këtë duket armatimi i vendeve fqinje të Iranit. Ali Khamenei, shefi suprem shpirtëror është “roja” e revolucionit islamik. Misioni i tij i parë është mbajtja e statu quos. Irani nuk do të fabrikojë bombën bërthamore, nëse do të jetë i bindur se regjimi islamik do të jetë viktima e parë e saj.
4. Sanksionet nuk do ta modifikojnë politikën e Iranit. Ato do të vazhdojnë të pasurojnë rojtarët e revolucionit islamik (trafiqe paralele armësh), të cilat kontrollojnë kanalet e furnizimit që kalojnë nga Dubai. Duket se Obama po konsideron idenë që i sheh sanksionet si një nevojë absolute, meqë presioni i Kongresit dhe i Izraelit po rritet. Kjo është një linjë që nuk do ta sugjestionojë Iranin, pasi ai nuk lëviz nga pozita e tij me sanksione. Kjo është provuar më se një herë.
5. Të sulmosh Iranin do të thotë të shkaktosh pasoja që tashmë njihen. E provoi një herë Sadam Huseini në 1980, e kjo solli çimentimin e regjimit islamik të Ajatollah Komeinit. SHBA-ja dhe Europa e armatosën Sadamin gjatë kësaj lufte, ku Iraku përdori edhe gazin. Të sulmosh strukturat bërthamore të Iranit sot, do të ishte mjeti më i sigurt për ta çuar drejt dështimit Lëvizjen e Gjelbër dhe për të zhgënjyer rininë iraniane, duke i bashkuar vendasit rreth një ndjenje patriotike e nacionaliste që do të shtynte drejt ndërtimit dhe përdorimit të bombës.
6. Sipas Agjencisë Bërthamore, Irani ndodhet nën vrojtim sa i përket mundësisë së trafikimit të një sasie lënde radioaktive, për të ndërtimin e një bombe. Inspektimi i uzinës së Natanzit vazhdon me rigorozitet, gjithçka aty shihet deri në detaje. Irani ka nënshkruar Traktatin e Mospërhapjes së armëve bërthamore dhe SHBA-ja vazhdojnë të besojnë se Teherani nuk e ka marrë ende vendimin final për ndërtimin e bombës. Ka ende kohë, të paktën edhe dy vjet, për të negociuar dhe bindur Iranin që të bëjë atë që ka bërë edhe Brazili e Afrika e Jugut para tij.
7. Pas zgjedhjeve të qershorit të vitit të shkuar, Irani njohu një tërmet të vërtetë represiv. Vala e dhunës brutale i largoi miliona iranianë nga qeveria e tyre, duke krijuar një situatë që të kujtonte Poloninë e viteve ’80. Por kjo s’do të thotë se ndryshimi është i menjëhershëm. Kjo do të thotë se teokracia ka përballë saj një popull që nuk dëshiron më ta gënjejnë. Nëse lëvizja përhapet te sindikatat (manifestime të shumta janë organizuar nga këto struktura javët e fundit) si në vitin 1979, ose nëse kasta fetare nis e humbet forcën e saj të dikurshme, pse nëse Khamenei 70-vjeçar do të vdiste së afërmi, askush s’mund ta parashikojë ç’do të ndodhte. Populli iranian lufton prej një shekulli për të ndërtuar një formë qeverisjeje përfaqësuese. Më e pakta që mund të bëjnë perëndimorët për ta mbështetur, është që të mos bien në tundimin e tyre ndëshkues. Shoqëria iraniane është njëra ndër shoqëritë më premtuese të Lindjes së Mesme, sepse aty lufta mes autoritetit të Zotit dhe autoritetit të popullit vazhdon përditë.
8. Izraeli dhe Irani nuk janë vende fqinje. Janë të huaj për njëri-tjetrin, njëri hebre, tjetri i besimit shit. Që të dy në mesin e një oqeani të besimit sunit, ku shtrihet Lindja e Mesme. Këto dy vende kanë pasur marrëdhënie diplomatike miqësore në epokën e shahut dhe në dekadën që pasoi ikjen e tij, kur Irani ishte në luftë me Irakun. Armiqësia e tyre nuk është e paevitueshme. Për Izraelin, tashmë në luftë me arabët, hapja e një fronti të dytë më Iranin do të ishte shkatërrimtare. Hezbollahët libanezë dhe Hamasi palestinez (i mbështetur nga Irani), do të silleshin jashtë mase keq në kushtet e një përfshirjeje zyrtare të Iranit në këtë sherr. Askush në botën arabe nuk do të bënte më dallimin mes SHBA-së dhe Izraelit. Duke e vënë kështu aleaten kryesore të Izraelit në një provë të vështirë, që do të zhbënte në çast dorën e shtrirë të Obamës ndaj myslimanëve.
9. As paketimi i Irakut dhe as përmirësimi i situatës në Afganistan apo edhe afrimi i palestinezëve me izraelitët, nuk do të mund të ndodhnin pa një përfshirje direkte të Iranit. Duke e vendosur mënjanë, Irani do të vijonte të ushtronte influencën e tij turbulluese. Por, nëse SHBA-ja do t’i jepte një vend këtij shteti, Irani do ta ushtronte ndryshe influencën që ai ka në këtë pjesë të botës. Një ndryshim spektakolar, si ai i marrëdhënieve amerikano-kineze (vizita e Niksonit në vitin 1972), mund të ndodhte.
10. Që prej viteve 1930, në mos më tepër, Irani avancon me zig-zake, mes linjës perëndimore dhe asaj teokratike me dorë të hekurt. Kjo trajektore solli fillimisht ndalimin e perçes, më pas detyrimin e mbajtjes së saj, pluralizmin politik, e më pas ndalimin e tij, hapjen e shoqërisë, e më pas mbylljen totale të saj. Sot, më 2010, një lëvizje reformiste, shpesh e çuar përpara nga gra të guximshme, po kërkon të gjejë një ekuilibër mes besimit shit dhe instinkteve republikane. Kjo lëvizje po shtypet në sytë tanë në një pellg gjaku. Sot është koha për Iranin që të gjejë një ekuilibër mes fesë dhe pluralizmit e demokracisë, të varrosura një shekull më parë. Është koha për Shtetet e Bashkuara që të ndihmojnë Iranin për të dalë nga izolimi i tij. Por këtë s’do ta bëjnë dot sanksione të pakuptimta. Akoma më pak do ta bëjnë lufta dhe bombat. E vetmja formulë është ajo e qëndresës, vendosmërisë në parime, angazhimit afatgjatë dhe diplomacisë krijuese.
(IHT)