Gjermanët lypin punë në Poloni

Gjermanët e papunë kanë filluar të udhëtojnë në Poloni në kërkim të punës, në një kthesë të papritur të trendit të zakonshëm për punëtorët e emigracionit, shkruan “Telegraph”.
Qindra njerëz nga Gjermania lindore tani po kalojnë në Poloni, në përpjekje për të shmangur krizën ekonomike, e cila ka përfshirë rajonin.
Deri tani, për punë në rajonin e qytetit Szczecin janë regjistruar 2 500 punëtorë gjermanë, por zyrtarët vlerësojnë se numri i vërtetë është më i madh, pasi shumë punojnë në të zezë. Shumica e punëtorëve nuk regjistrohen për të fituar më shumë para.
Polonia në vitin 2009 ka pasur rritje të GDP-së për 1.7 për qind, duke u bërë vendi i vetëm i BE-së që ka shënuar fitim gjatë vitit të kaluar. Parashikimet e gjendjes së saj ekonomike vazhdojnë të jenë pozitive. Polonia tani është zhvilluar në një vend që mund të tërheqë punëtorë nga jashtë.