Pse politika e sheh veten të kërcënuar nga vota e emigrantëve?
E drejta e votës është një e drejtë kushtetuese, e cila lejon çdo shtetas me të drejtë vote, që të jetë pjesëmarrës në të gjitha zgjedhjet e ndryshme që zhvillohen në vendin e tyre. Gjë e cila e bën individin të jete me aktiv në jetën politike dhe të jetë më afër problemeve politike dhe shoqërore. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë dhe për emigrantet shqiptarë, sepse Kushtetuta Shqiptare për të drejtën e votës, ka juridiksion në territorin e Shqipërisë. Për rrjedhojë, shtetasit shqiptarë që janë emigrantë, duhet të kthehen në Shqipëri që të ushtrojnë këtë të drejtë. Gjë e cila funksionon edhe sot dhe e bën votën e emigranteve të pamundur. Sepse për të ardhur për të votuar këtu, është një telendisje e lodhshme dhe pa vlere. Problemi i votës së diasporës është një problem shumë delikat dhe në të njëjtën kohe shumë i rëndësishëm, por që politika shqiptare e ka lëne në hije. Kjo për të vetmin fakt, se e shohin veten të kërcënuar? Duhet theksuar se jo vetëm politika e ka lëne këtë çështje në hije, por dhe media, nuk është se ka bërë detyrën e saj për t’i ardhur në ndihme emigranteve dhe për t’i ndihmuar në lidhje me këtë çështje.
Në aktet politike dhe juridike ndërkombëtare, vota e diasporës konsiderohet më e rëndësishmja në ndërtimin e sistemit të lirive politike demokratike. Ashtu siç veprojnë dhe politikat e vendeve të ndryshme të botës, që e kanë njohur ketë Kod Zgjedhor. Edhe politika shqiptare duhet ta miratojë këtë Kod, duke ia lejuar këtë të drejtë emigrantëve që të votojnë në Ambasadat Shqiptare në shtetet përkatëse ku jetojnë. Emigrantët nuk janë jashtë këtij trungu shumëshekullor, përkundrazi, ata janë me shume pjese e saj dhe prandaj atyre duhet t’iu njihet kjo e drejtë.