E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse zgjodhi Irlanda ndeshjen në Tiranë

Miqësorja

Irlanda e Veriut do të jetë kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e 3 marsit 2010. Ndeshja do të luhet në “Qemal Stafa”, por mediat irlandeze sqarojnë arsyen se përse kundërshtarët tanë pranuan që të luanin në Tiranë. Ishte vetë trajneri i Irlandës së Veriut, Najxhëll Uorthington, ai që kishte këmbëngulur që takimi të luhej në transfertë, kjo dhe për arsyen se skuadra e tij kishte fituar vetëm 1 nga 7 ndeshjet në transfertë, atë ndaj San Marino (0-3). “Ne kishim edhe oferta të tjera për ndeshje, por asnjëra prej tyre nuk plotësonte ato që në dëshironim të plotësonim”, - thotë Rajmond Kenedi, presidenti i Federatës Irlandezoveriore. “Kishte ekipe që dëshironin të vinin e të luani në “Uindsor Park”, por trajneri dëshironte të luante jashtë dhe menduam se do të ishte më mirë të shkonim e të luanim diku tjetër”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›