Sot Besa në Vlorë për vazhdimësinë
Ndeshjet
Dita e sotme do të mikpresë katër ndeshje të javës së 18 të Kategorisë Superiore, në të cilat të 8 skuadrat e përfshira do të synojnë një nisje të mbarë të vitit kalendarik 2010. Në Vlorë, Besa e Sinani do të duhet të provojë të mbajë ritmin në ndjekje të Dinamos. Me ambicien e përforcuar të presidentit Bizhdili se titulli është plotësisht i mundur. Por kjo duhet të kalojë nga Flamurtari, i cili gjendet në fundin e renditjes. Që do të thotë “mbijetesë”. E thënë ndryshe, asnjë pikë e lënë në shtëpi dhe sa më shumë të tilla në transfertë. Përndryshe, sikurse thotë edhe populli, “pilafi nuk mban më ujë”. E meqë jemi te populli, për Besën ka vlera thënia “me lugë në brez” drejt Vlorës. Në Ersekën e zbardhur nga bora, por në një stadium pa tifozë, Gramozi do të presë Apoloninë. Në Laç, skuadra vendase pret Teutën, ndërsa Skënderbeu do të ndeshet në shtëpi me Kastriotin.
#