Murinjo: Derbi, llogaritë bëhen në fund
Trajneri, në prag të sfidës Inter-Milan: Superior ai që fiton titullin
Zhoze Murinjo jep konferencë shtypi në prag të derbit Inter-Milan.
Si ka qenë kjo javë?
Javë normale, e qetë, është punuar mirë pa probleme të mëdha, çdo ditë ndonjë lojtar dukej jashtë për probleme fizike, pastaj i rikuperuar. Java më ka pëlqyer.
A kanë ndryshuar Interi e Milan në krahasim me ndeshjen e parë?
Nuk e di. Milani kishte një filozofi loje të ndryshme nga kjo tani. Ne nuk jemi shumë të ndryshëm. Ata i kanë gjithë në dispozicion, ndoshta Zambrota rrezikon. Ndërsa ne për shumë arsye do të ishim krejt ndryshe nga ndeshja e parë, mes të dëmtuarve dhe mungesave. është një derbi, renditja nuk ka domethënie. Për mua është një ndeshje normale edhe pse për të gjithë është një derbi dhe është speciale.
Cila është superiore mes dy skuadrave?
Superiore është skuadra që ka më shumë pikë, superiore absolute është ajo që do të fitojë kampionatin. Nuk është e rëndësishme diferenca e pikëve, skuadra që është favorite apo të tjerat. është një ndeshje e ndryshme dhe gjithnjë me një pikëpyetje.
Peshojnë më shumë mungesat e njërës apo tjetrës skuadër?
është Leonardo ai që duhet të përgjigjet.
A ka ndryshuar konsiderata mbi derbin?
është një skuadër jashtë skemave në sensin, që shpesh janë ndeshje pa logjikë. Nuk mund të thuhet kush është favorit, janë gjithmonë ndeshje jashtë kontekstit.
Një koment mbi Leonardon?
Jam i lumtur për të. Momenti i mirë i Milanit është një provë maturie e tij dhe e klubit të tij. Shpesh disa klube, në sinjalin e parë të problemeve, vënë në vështirësi trajnerin ose i kërkojnë të ndryshojë për mirë. Milani nuk është kështu, Leo është i lumtur, klubi po ashtu dhe kjo është meritë e të dyjave.
Juve-Roma jashtë luftës për titull?
Jemi në janar, ka ende shumë, gjysma e kampionatit. është shumë herët për ta thënë.
është një derbi deçiziv nëse fiton Interi?
Jo, nëse fitojmë, do të kemi 6 pikë më shumë, me 45 të tjera në tavolinë është shumë herët. Sigurisht, nuk do të jetë decizive.
A e ke dëgjuar këtë javë zhurmën e armiqve?
Nuk e kam dëgjuar. Kanë luajtur në heshtje dhe e them me shumë admirim.
Milani luan më mirë?
Nuk më shqetësojnë ata që e thonë. Por duhet të shënojnë më shumë se ne, të fitojnë më shumë se ne, të bëjnë më shumë pikë se ne. Për mua ky është spektakli i vërtetë. Nëse më pas ata do të kenë më shumë pikë dhe fitore, do të jenë ata më të zotët dhe do t’ju bëj komplimente. Për mua spektakël është të fitosh dhe të marrësh më shumë pikë se të tjerët”.
Si vjen Interi në këtë derbi?
Interi vjen në derbi në majë të klasifikimit, pa diskutim. Dhe pa diskutim do të dalë nga kjo ndeshje në majë të klasifikimit.
#