ZMK: Draft-kontrata e CEZ nuk mbron konsumatorët
TIRANË- Draft-kontrata e pro pozuar nga CEZ nuk i mbron konsumatorët. Në këtë përfundim ka arritur Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve pasi ka shqyrtuar modelin e kontratës të re.
Sipas drejtorit të kësaj zyre Hasan Stafa, në kontratë nuk parashikohet asnjë model dëmshpërblimi për konsumatorët. Pikërisht për këtë arsye ZMK paraqet kundërshtimet dhe propozimet e veta për disa pika të draft-kontratës së CEZ me konsumatorët.
Vetëm gjatë periudhës Gusht-10 Nëntor 2011, numri i konsumatorëve të cilët kanë depozituar ankesat nëpërmjet sporteleve të postës shqiptare, internetit apo numrit të vënë në dispozicion nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit shkon në mbi 163. Problemet që trajtojnë konsumatorët në ankesat e tyre kanë të bëjnë kryesisht me mosmarrjen e faturave në afatin e duhur kohor si dhe komisionet bankare që paguajnë nëpër banka të ndryshme.
(Shkrimin mund ta lexoni të plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)