E Diel, 1 Nëntor 2026

Publicisti Balliu takohet me kongresmenin e Virxhinias Xhim Moran

Publicisti Fahri Balliu gjatë qendrimit të tij në SHBA ka patur një takim edhe me kongresmenin Xhim Moran, përfaqësues i shtetit të Virxhinias në Dhomën e Përfaqësuesve. Kongresmeni Moran është interesuar më shumë për aktivitetin e zotit Balliu si njëri nga botuesit më të rëndësishëm të Shqipërisë, meqenëse edhe vetë kishte një afinitet dhe një familjarizim me këtë sektor me shtetin nga ai vinte. Ai ka shfaqur një interesim të veçantë për një numër botimesh në shqip dhe në anglisht që Shtëpia Botuese “55” ka në katalogun e vet dhe ka shprehur dëshirën për një bashkëpunim të mëtejshëm mes shtëpisë botuese “55” dhe editorëve të rëndësishëm të shtetit të rëndësishëm që përfaqëson në organin ligjvënës kongresmeni Moran. Takimi është mbyllur me vlerësimin mbresëlënës të kongresmenit Moran, i cili u shpreh i lumtur që takonte një botues të rëndësishëm nga Shqipëria, një vend të cilin e njihte dhe e simpatizonte - së pari - për shkak të mikut të vjetër, siç e quajti ai, presidentit Sali Berisha. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›